
*)
Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit
Përkthimi i udhëzuesit origjinal
260
D
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
Makita VC4210M
1
Të dhëna sigurie
Ky dokument përmban udhëzime të shkurtra dhe
informacione lidhur me sigurinë e pajisjes. Përpara
se ta vini pajisjen në punë për herë të parë, duhet të
lexoni me kujdes udhëzuesin e përdorimit. Ruajeni
këtë udhëzues për ta përdorur më vonë.
Informacione të tjera
Informacione të tjera për pajisjen i gjeni në faqen
tonë të internetit www.makita.com.
Nëse keni pyetje, ju lutemi t'i drejtoheni shërbimit të
Makita në vendin tuaj.
Shihni faqen e pasme të këtij dokumenti.
1.1
Identifikimi i udhëzimeve
RREZIK
Identifikon një situatë të vështirë, e cila çon
në dëmtime të rënda ose vdekjeprurëse.
VINI RE
Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund
të çojë në dëmtime të rënda ose
vdekjeprurëse.
KUJDES
Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund
të çojë në dëmtime të lehta.
1.2 Udhëzues
përdorimi
Pajisja duhet
•
të përdoret vetëm nga persona që janë trajnuar
për përdorimin e saktë dhe të ngarkuar në
mënyrë të qartë për përdorimin
•
të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me kufizime fizike ose mendore,
ose persona pa përvojën dhe njohuritë e duhura.
Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që nuk
do të luajnë me pajisjen.
Mos aplikoni asnjë metodë pune të pasigurt.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pa filtër.
Në situatat e mëposhtme, fikeni pajisjen dhe hiqni
spinën:
•
Përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes
•
Përpara këmbimit të pjesëve
•
Përpara ndërrimeve në pajisje
•
Nëse krijohet shkumë ose del ujë
Krahas këtij udhëzuesi, duhet të respektohen edhe
rregullat vendore për mbrojtjen nga aksidentet
si dhe rregullat për sigurinë dhe përdorimin e
përgjegjshëm.
Para përdorimit, personat përdorues të pajisjes
duhet të jenë të informuar për:
•
përdorimin e duhur të pajisjes
•
rrezikun në lidhje me materialet që do të thithen
•
eliminimin e sigurt të materialit të thithur
1.3
Përdorimi në përputhje me qëllimin dhe
rregullat
Kjo fshesë korrenti e lëvizshme është projektuar,
zhvilluar dhe testuar me kujdes, për një funksionim
efikas dhe të sigurt, nëse mirëmbahet si duhet dhe
përdoret në përputhje me udhëzimet e mëposhtme.
Pajisja është e përshtatshme për përdorim
industrial, si në fabrika, në kantiere ndërtimi dhe në
punishte.
Kjo pajisje është e përshtatshme gjithashtu edhe
për përdorimin komercial, si për shembull në hotele,
shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra ose në
bizneset qiradhënëse.
Aksidentet si pasojë e keqpërdorimit mund të
shmangen vetëm nga përdoruesi.
LEXONI DHE RESPEKTONI GJITHË TË DHËNAT
E SIGURISË.
Pajisja është e përshtatshme për thithjen e lëndëve
të thata që nuk marrin flakë dhe të lëngjeve.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet i papërshtatshëm.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të
shkaktuara nga një përdorim i tillë. Rreziku i një
përdorimi të tillë bie vetëm mbi përdoruesin.
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
nënkupton përdorimin e saktë, si dhe mirëmbajtjen
sipas rregullave dhe riparimet në përputhje me
udhëzimet e prodhuesit.
Rryma e ajrit në sistemin e presionit të sigurisë
duhet të kontrollohet në mënyrë të saktë, për të
pasur një shpejtësi ajri minimale prej V
min
= 20 m/s
në tubin thithës.
Pajisja është e përshtatshme për thithjen e
pluhurave të thatë dhe që nuk marrin flakë, lëngjeve
që nuk marrin flakë, pluhurit të drurit dhe pluhurit të
rrezikshëm për shëndetin me KVEP (Kufiri i vlerës
së ekspozimit profesional) > 0,1 mg/m
3
.
Kategoria e pluhurit M (IEC 60335-2-69). Në këtë
kategori pluhurash bëjnë pjesë pluhurat me KVEP
> 0,1 mg/m³ siç është pluhuri i drurit. Thithëset e
kësaj kategorie pluhurash testohen si pajisje në
tërësi. Niveli maksimal i pasazhit është 0,1 %,
mënjanimi duhet të kryhet pa pluhura.
Summary of Contents for VC4210M
Page 2: ......
Page 3: ...Makita VC4210M A1 A2 M 1 2 1 3 3 4 4 5 5 5 6 6 1 2 1 ...
Page 5: ...Makita VC4210M A5 1 2 A5 ...
Page 6: ...Makita VC4210M A6 x4 1 1 2 2 3A 3A 4A 4A 4A 4A 3B 4B 4B ...
Page 7: ...Makita VC4210M A7 x2 x2 x4 B1 20 m s 1 3 2 9 ...
Page 8: ...Makita VC4210M B2 AutoClean B3 10 sec 2 1 ...
Page 9: ...Makita VC4210M C1 C1 1 7 2 2 3 4 5 6 8 ...
Page 10: ...Makita VC4210M D1 M 1 2 3 2 4 5 6 7 8 8 D2 M 5 4 7 6 1 2 3 2 8 9 9 ...
Page 11: ...Makita VC4210M D3 M 4 1 2 3 5 6 D3 8 7 ...
Page 12: ...Makita VC4210M D4 D5 4 5 6 1 2 3 7 1 2 3 2 4 5 6 ...
Page 13: ...Makita VC4210M D5 8 9 9 7 ...
Page 14: ...Makita VC4210M 10 2 3 7 8 9 5 4 11 1 6 12 13 Bedienelemente ...