pjesët dhe karakteristikat _
11
PJESËT
DHE
KARAK
TERIS
TIKA
T
4.
Tava e thellë
(fakultative) për skuqje ose për të mbajtur kullimin
e lëngut të mishit ose të yndyrave.
5.
Ndarësi
(fakultativ) për modalitetet lart, poshtë dhe të ndarë.
Përdoreni në nivelin 3. Në anën e pasme të dhomëzës së
gatimit ndodhet një buton sensori për ndarësin. Vendoseni
tërësisht në pjesën e pasme.
6.
Shkopi i hellit
(fakultativ) 2 pirunë, doreza e lëvizshme dhe
skeleti, i cili vendoset në raftin e 3-të nga poshtë. Për të
përdorur shkopin e hellit, vendoseni bishtin e tij në vrimën që
ndodhet në murin e pasmë të pjesës së brendshme të furrës.
Vendoseni tavën e thellë në nivelin 1 kur të përdorni hellin.
7.
Hell dhe shish.
(fakultativ)
8.
Filtri i yndyrës
(fakultativ)
.
Filtri i yndyrës i instaluar në murin e pasmë të pjesës së
brendshme të furrës mbron ventilatorin, ngrohësin rrotullues
dhe furrën nga papastërtitë, sidomos nga stërpikjet e yndyrës.
Kur të gatuani mishin, ju rekomandojmë të përdorni filtrin e
yndyrës. Kur të piqni gatime brumi, hiqeni gjithmonë filtrin! Nëse
filtri është i vendosur kur të piqni gatime brumi ose kekë, niveli i
pjekjes mund të jetë i dobët.
Për ta përdorur:
• Vendoseni tavën e thellë (pa këmbje) në nivelin 1 për të mbajtur kullimin e lëngut të gatimit ose
vendoseni në pjesën e poshtme të furrës nëse copa e mishit për t'u skuqur është e madhe.
• Rrëshqisni një nga pirunët te shkopi i hellit; vendoseni copën e mishit për t'u skuqur te shkopi i
hellit;
• Patatet dhe perimet e përvëluara mund të vendosen në anësoret e tavës së thellë për t'u
skuqur njëkohësisht.
• Vendoseni skeletin në raftin e mesit dhe pozicionojeni në formë "v" në pjesën ballore.
• Për të lehtësuar vendosjen e shkopit të hellit, skeleti mund të shtrëngohet në pjesët fundore të
pamprehta.
• Vendoseni shkopin e hellit te skeleti me majën të drejtuar nga mbrapa dhe shtyjeni lehtë derisa
maja e shkopit të futet në mekanizmin rrotullues në murin e pasmë të furrës. Pjesa fundore e
pamprehtë e shkopit duhet të vendoset në formë "v". (Shkopi i hellit ka dy veshë, të cilët duhet
të qëndrojnë afër derës për të shmangur lëvizjen e shkopit para, gjithashtu ata shërbejnë si
kapëse për dorezën.)
• Para se të gatuani, lirojeni dorezën. Pas gatimit, shtrëngojeni dorezën përsëri për të ndihmuar
në heqjen e shkopit të hellit nga skeleti.
PARALAJMËRIM
: Të gjitha pjesët shtesë dhe pjesët e papërshtatshme për vetëpastrim duhet të
hiqen për pastrim pirolitik.
Pjesa ballore
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 11
7/4/2013 1:13:07 PM