pastrimi dhe kujdesi _
47
PAS
TRIMI
DHE
K
UJDESI
NDRYSHIMI I LLAMBËS
Rrezik nga goditjet elektrike!
Para se të zëvendësoni llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtme:
• Fikeni furrën;
• Shkëputeni sobën nga rrjeti i furnizimit me energji; dhe
• Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke vendosur një cohë në
fund të furrës.
Mund të blini një llambë te qendra e shërbimit SAMSUNG.
Zëvendësimi i llambës së pasme dhe pastrimi i kapakut prej xhami
1.
Hiqeni kapakun duke e rrotulluar në drejtim
kundërorar.
2.
Hiqni unazat metalike dhe pastroni kapakun prej
xhami.
3.
Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën
e halogjenit me një llambë drite halogjeni për furrë,
25 watt, 230 V dhe rezistente ndaj nxehtësisë deri
në 300 °C.
Përdorni gjithmonë një cohë për të mbajtur llambën
e halogjenit, për të shmangur kështu ndotjen me
vaj të sipërfaqes së llambës me gishtat tuaja.
4.
Vendosini unazat metalike në kapakun prej xhami.
5.
Rivendoseni kapakun prej xhami.
Zëvendësimi i llambës anësore të furrës dhe pastrimi i kapakut
prej xhami
1.
Për të hequr kapakun prej xhami, mbani pjesën
fundore me një dorë, futni një mjet të mprehtë,
si thikë buke, ndërmjet xhamit dhe kornizës dhe
nxirreni lart kapakun.
2.
Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambën
e halogjenit me një llambë drite halogjeni për
furrë, 25 ~ 40 watt, 230 V dhe rezistente ndaj
nxehtësisë deri në 300 °C.
Përdorni gjithmonë një cohë për të mbajtur
llambën e halogjenit, për të shmangur kështu
ndotjen me vaj të sipërfaqes së llambës me
gishtat tuaja.
3.
Rivendosni kapakun prej xhami.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 47
7/4/2013 1:13:22 PM