pastrimi dhe kujdesi _
41
PAS
TRIMI
DHE
K
UJDESI
pastrimi dhe kujdesi
VETËPASTRIMI
Ky modalitet është për pastrimin automatik të furrës.
Ky modalitet djeg yndyrën e mbetur në furrë, që ajo të mund të pastrohet kur të ftohet
furra. Furra nxehet përafërsisht deri në 500 °C.
Gjatë vetëpastrimit (vetëpastrimit pirolitik), dera e furrës bllokohet automatikisht.
Bllokimi i derës ( )
Kur temperatura e furrës nxehet mbi 300 °C , dera do të
bllokohet automatikisht për siguri.
Zhbllokimi
Kur temperatura e furrës bie nën 260 °C, dera do të
zhbllokohet automatikisht.
PARALAJMERIM
• Gjatë këtij procesi, furra nxehet shumë.
• Fëmijët duhet të mbahen larg, në një distancë të sigurt.
Kujdes:
Përpara se të kryeni funksionin e vetëpastrimit, duhet të hiqni nga furra të
gjithë aksesorët.
Largoni paraprakisht me dorë çdo pjesë të madhe papastërtie.
Gjatë procesit të vetëpastrimit, brenda furrës mund të bjerë zjarr, sepse mbetjet e trasha
të ushqimit, yndyra dhe lëngu i mishit janë të ndezshme.
1.
Shtypni butonin
Zgjedhja e pjesës
për modalitetin e vetëpastrimit. “ ”
do të pulsojë.
2.
Shtypni butonin
Kontrolli i kohës/
temperaturës
në nivelin 1, 2 ose 3,
sipas nivelit të papastërtisë në furrë.
Nëse kanë kaluar 5 sekonda dhe nuk
ka rregullime të tjera, furra do të fillojë
automatikisht në nivelin e zgjedhur.
Niveli
Kohëzgjatja
P1 (e ulët)
rreth 120 minuta
P2 (mesatare)
rreth 150 minuta
P3 (e lartë)
rreth 180 minuta
3.
Pasi të ftohet furra, fshijeni derën e furrës dhe përgjatë cepave me një leckë të
njomë.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 41
7/4/2013 1:13:19 PM