udhëzimet e sigurisë _
3
PARALAJMËRIM:
Pajisja dhe pjesët e saj të përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të
bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse brenda në furrë. Fëmijët nën 8 vjeç
duhet të mbahen larg, përveç nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
PARALAJMËRIM
: Sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të ndërroni llambën, në
mënyrë që të shmangni mundësinë e ndonjë goditjeje elektrike.
IGURIA GJATË FUNKSIONIMIT
•
Kjo furrë është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.
•
Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos i
prekni elementet ngrohëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
•
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme mbi furrë.
•
Sipërfaqja e furrës nxehet kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.
•
Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull në
mënyrë të vrullshme.
•
Gjatë gatimit të ushqimeve që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të
temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë sipërfaqe
të nxehtë të furrës.
•
Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me
presion.
•
Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.
•
Ushqimet e ngrira, si p.sh. picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e
pjekjes, mund dhe të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.
•
Mos hidhni ujë në pjesën e poshtme të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo mund të dëmtojë
sipërfaqen e emaluar.
•
Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
•
Mos e mbuloni pjesën e poshtme të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë
pjekjeje apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, çka mund të dëmtojë sipërfaqen e
emaluar duke dhënë cilësi të dobët gatimi.
•
Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani
kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
•
Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.
•
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
•
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose
mund të kapin gishtat.
•
Gjatë përdorimit pajisja nxehet. Duhet të bëni kujdes të shmangni prekjen e elementeve
ngrohëse brenda në furrë.
•
Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi ose agjenti i tij i
shërbimit, ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, për të shmangur rreziqet.
•
Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
•
pajisjet nuk janë menduar të përdoren me kohëmatës të jashtëm ose me sistem komandimi në
distancë.
•
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin
e derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen, çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
•
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara
fizike, ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur
ose nëse u jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe
nëse i kuptojnë rreziqet që u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga fëmijë të pambikëqyrur.
•
Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me
presion.
•
gjatë procesit të pastrimit, sipërfaqja mund të nxehet më shumë se zakonisht dhe në këtë rast
fëmijët duhen mbajtur larg.
•
Derdhjet e tepërta duhet të hiqen para se të bëhet pastrimi dhe enët që përmenden në
manualin e pastrimit mund të lihen në furrë gjatë pastrimit.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 3
7/4/2013 1:13:03 PM