8
_ instalimi i furrës
LIDHJA ME RRJETIN ELEKTRIK
Lidhjet elektrike duhet të bëhen duke e puthitur
pllakën e lidhjes që ndodhet e fiksuar mbrapa
pajisjes me një përshtatës elektrik, i cili do të
sigurojë që pajisja të jetë lidhur në përputhje me
udhëzimet e përshtatjes dhe me rregullat lokale.
Nëse pajisja nuk është lidhur me rrjetin e furnizimit
me energji me anë të një prize, duhet të vendoset
një pajisje stakimi dypolarëshe (me largësi kontakti
prej 3 mm) në anën e furnizimit me energji të
lidhjes për të përmbushur kërkesa e sigurisë.
Kur të jetë lidhur korrenti, pjesët elektronike të furrës do të aktivizohen; kjo
neutralizon ndriçimin për pak sekonda. Kordoni elektrik (H05 RR-F or H05 VV-F,
Min. 1,5 m, 1,5~2,5 mm²) duhet të ketë gjatësi të mjaftueshme që të lidhet me
furrën inkaso që qëndron në dysheme para njësisë së saj.
Hapni kapakun e pasmë) dhe lironi plotësisht vidën e lidhjes dhe kapësen e kordonit
para puthitjes së telave përçues në terminalet e duhura.
Teli i tokëzimit duhet të lidhet me terminalin ( ) të furrës.
Nëse furra është lidhur me rrjetin elektrik me anë të prizës, kjo e fundit duhet të jetë e
arritshme dhe pas vendosjes së pajisjes.
Nuk pranojmë mbajtjen e asnjë përgjegjësie në rast aksidenti që vjen nga mungesa e
tokëzimit ose kur tokëzimi nuk është bërë siç duhet.
Nuli
Faza
Tokëzimi
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 8
7/4/2013 1:13:04 PM