24
_ përdorimi i furrës
FUNKSIONET E FURRËS
Veçoritë e kësaj furre përfshijnë funksionet e mëposhtme
Modalitetet e furrës
Tabela e mëposhtme paraqet modalitetet dhe cilësimet e ndryshme të furrës.
Përdorni tabelat e udhëzuesit të gatimit për këto modalitete në faqet e
mëposhtme si udhëzues gatimi.
Konvencional
Ushqimi ngrohet nëpërmjet elementeve të sipërme dhe të poshtme
ngrohëse. Ky cilësim është i përshtatshëm për pjekje dhe skuqje.
Ngrohje me anë të sistemit të sipërm + Konveksion
Rekomandojmë këtë modalitet për skuqjen e mishit. Elementi i
sipërm ngrohës është në punë dhe ventilatorët funksionojnë për
të qarkulluar ajrin e nxehtë që vjen nga pjesa e sipërme dhe nga
elementi ngrohës i murit të pasmë.
Me konveksion
Ushqimi ngrohet nga ajri i nxehtë që vjen nga elementi i pasmë
ngrohës dhe që qarkullohet nga dy ventilatorët. Ky cilësim ofron
ngrohje në mënyrë uniforme dhe është ideal për ushqimet e ngrira,
si dhe për kekët dhe brioshët.
Ky modalitet mund të përdoret për pjekje në dy nivele.
Skarë e madhe
Ushqimi ngrohet nëpërmjet elementeve të sipërme ngrohëse.
Rekomandojmë këtë modalitet për pjekjen e biftekut dhe të
salsiçeve, si dhe të tostit me djathë.
Skarë e vogël
Ky modalitet është ideal për pjekjen e sasive të vogla të ushqimit,
si p.sh. simitet, filetat e djathit ose të peshkut.
Vendoseni ushqimin në mes të skarës së përgjithshme, pasi vetëm
elementi më i vogël ngrohës është vënë në punë.
Nxehtësi me anë të sistemit të poshtëm + konveksion
Elementi i sipërm ngrohës dhe elementi ngrohës i murit të pasmë
sigurojnë ajër të nxehtë që qarkullohet nga ventilatorët. Ky
modalitet është ideal për pjekjen e ushqimeve si lakrorë, pica, bukë
dhe kekë me djathë.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 24
7/4/2013 1:13:16 PM