44
_ pastrimi dhe kujdesi
THARJE E SHPEJTË
1.
Lëreni derën e furrës të hapur deri sa të krijojë një kënd afërsisht 30 °.
2.
Shtypni butonin
Zgjedhja e ndarjes
për modalitetin e pandarë.
3.
Shtypni butonin
Zgjedhja e modalitetit të gatimit
.
4.
Shtypni butonin
Komandimi i kohës/temperaturës
për konveksion.
5.
Vendosni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe temperaturën në 50 °C.
6.
Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.
PARALAJMËRIM
: Mos përdorni pastrues me presion të lartë uji ose pastrues me
presion avulli për të pastruar furrën.
PJESA E JASHTME E FURRËS
PARALAJMËRIM
: Sigurohuni që furra të jetë ftohur para se të filloni pastrimin.
•
Për të pastruar pjesën e brendshme dhe të jashtme të furrës, përdorni një cohë të
pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•
Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.
•
Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.
Pjesët ballore të furrës prej inoksi
•
Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale gërryese. Mund të
dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.
Pjesët ballore të furrës prej alumini
•
Pastrojeni pllakën lehtë me një cohë të butë ose cohë me mikrofibër dhe me
detergjent të butë xhamash.
PJESA E BRENDSHME E FURRËS
•
Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
•
Mos përdorni tel enësh të ashpër ose sfungjerë pastrues.
•
Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues
furre që qarkullojnë në treg.
•
Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
PJESËT SHTESË
Pastroni të gjitha enët e gatimit dhe pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me peshqir kuzhine.
Për ta pastruar më me lehtësi, njomeni në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta.
BQ2Q7G214_BOL_DG68-00447J-01_SQ.indb 44
7/4/2013 1:13:20 PM