Shqip - 3
01
UDHËZIMET E SIGURISË
•
në ambientet e kuzhinës për stafin në dyqane, zyra
dhe mjedise të tjera pune;
•
në shtëpitë në ferma;
•
nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera
banimi;
•
në mjediset që ofrojnë fjetje dhe mëngjes.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për
përdorim në furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre,
hidhini një sy furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes
flakë.
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen
e ushqimeve dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose
e veshjeve dhe ngrohja e jastëkëve me korrent,
shapkave, sfungjerëve, rrobave të lagura dhe të
ngjashme me këto mund të çojë në rrezik lëndimi,
marrjeje flakë ose zjarri.
Nëse vini re (del) tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga
priza dhe mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në
vlim shpërthyes të vonuar, prandaj duhet treguar
kujdes kur të mbani enën.
Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me ushqim për
bebet, duhet të trazohen dhe të tunden si dhe të
kontrollohet temperatura para se të konsumohen, për
të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk
duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund
të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e
mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen
mbetjet e ushqimeve.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të
prishë sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq
në jetëgjatësinë e pajisjes, si dhe mund të shkaktojë
situatë të rrezikshme.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret
vetëm e vendosur mbi banak (e lirë). Furra me
mikrovalë nuk duhet vendosur brenda mobilieve.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë
gatimit në mikrovalë.
Kur hiqni enët nga pajisja duhet bërë kujdes të mos
zhvendoset pjata rrotulluese.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 3
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 3
29/6/2022 10:25:37 AM
29/6/2022 10:25:37 AM