Shqip - 4
Pajisja nuk duhet pastruar me pastrues me avull.
Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.
Pajisja nuk është krijuar për t’u instaluar në automjete,
në rulota dhe në automjete të ngjashme etj.
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara
fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë
përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk mbikëqyren ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos
luajnë me pajisjen.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike
ose mendore të reduktuara, ose me mungesë përvoje
dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë
udhëzuar për përdorimin në mënyrë të sigurt të pajisjes
dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni
elektrik, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi,
agjenti i tij i shërbimit ose një person me kualifikim të
ngjashëm.
Kjo furrë duhet të vendoset në drejtimin e duhur dhe
me lartësi të tillë që lejon përdorimin e hapësirës dhe të
zonës së kontrollit.
Para se ta përdorni furrën për herë të parë, ajo duhet
të vihet në punë me ujë 10 minuta dhe më pas të
përdoret.
Nëse furra bën një zhurmë të çuditshme, vjen aromë
djegieje ose nëse del tym, hiqeni spinën elektrike
menjëherë dhe kontaktoni pikën tuaj më të afërt të
shërbimit.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë
që priza të jetë e disponueshme.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 4
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 4
29/6/2022 10:25:37 AM
29/6/2022 10:25:37 AM