Shqip - 9
02
INS
TALIMI / MIRËMBAJT
JA
mirëmbajtja
PASTRIM
Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive
mbi furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës,
gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm
për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë
grumbulluar papastërti në gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë
me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme të
furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në
pjesën e brendshme të furrës
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar
në qendër të pjatës rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën
dhe pastroni dhomën e gatimit.
Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim
Për pastrimin e pjesës së sipërme të dhomës së
gatimit, ulni elementin e sipërm ngrohës me 45°,
siç tregohet. Kjo do të ndihmojë për pastrimin e
pjesës së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni
elementin e sipërm ngrohës.
KUJDES
•
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të
hapet dhe mbyllet lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së
furrës.
•
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.
•
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
•
Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin
e dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.
NDËRRIMI (RIPARIMI)
PARALAJMËRIM
Brenda furrës nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u
përpiqni ta ndërroni ose riparoni furrën vetë.
•
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni
me një teknik të kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut
për ndihmë teknike.
•
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi
të Samsung-ut. Mos e ndërroni vetë.
•
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës, hiqni fillimisht nga
priza dhe më pas kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
KUJDESI PËR KOHË TË GJATA MOSPËRDORIMI
Nëse nuk e përdorni furrën për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe
lëvizeni furrën në një vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që
krijohen brenda furrës mund të ndikojnë në performancën e furrës.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 9
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 9
29/6/2022 10:25:37 AM
29/6/2022 10:25:37 AM