Shqip - 22
Udhëzues gatimi për perimet e ngrira
Përdorni një tas qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për një kohë
minimale - shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e dëshiruar.
Trazojeni dy herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza ose
gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë.
Ushqimi
Racioni
(g)
Fuqia
(W)
Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Spinaqi
150
600
4½-5½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Brokoli
300
600
9-10
2-3
Shtoni 30 ml ujë të
ftohtë (2 lugë gjelle).
Bizele
300
600
7½-8½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Barbunja
300
600
8-9
2-3
Shtoni 30 ml ujë të
ftohtë (2 lugë gjelle).
Perime të përziera
(karota/bizele/drithëra)
300
600
7½-8½
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
Perime të përziera (stili
kinez)
300
600
8-9
2-3
Shtoni 15 ml ujë të
ftohtë (1 lugë gjelle).
udhëzuesi gatimi
MIKROVALËT
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr
dhe thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri. Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e
shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e shpejtë e këtyre molekulave
krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan ushqimin.
GATIMI
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase. Mikrovalët
reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato depërtojnë në
materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në materialet prej
letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë në enë metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë,
përfshirë perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku
dhe mishi. Salcat, krem karamele, budingu me avull, konservat dhe salcat
çatni mund të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht,
gatimi me mikrovalë është ideal për ushqimet që normalisht mund të
përgatiten te pllaka e sobës. Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës
(shikoni kapitullin me këshilla, teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën
e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet
në mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë qeramike, me kapak plastik ose me
qese plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme
për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 22
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 22
29/6/2022 10:25:42 AM
29/6/2022 10:25:42 AM