Shqip - 6
Masat e kujdesit për furra me mikrovalë
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë
metalike, servise me dekorime ari apo argjendi, heje etj.
Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike.
Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur
mbinxehjen ose djegien.
Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të
nxehtësisë.
Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të
ziera ose të paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër,
frutat e thata, domatet etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri.
Furra gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të
mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe
lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur
vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të
shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për
30 minuta për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë
me ujë brenda furrës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra
ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës
me mikrovalë.)
Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim
të dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
•
Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat
e sigurisë (shulat e derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të
sigurisë.
•
Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe
mos lejoni akumulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në
sipërfaqet izoluese. Mbajini pastër derën dhe sipërfaqet izoluese duke i
fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me një copë të butë dhe të thatë
pas çdo përdorimi.
•
Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të
jetë riparuar nga një teknik i kualifikuar.
E rëndësishme
: dera e furrës duhet të mbyllet mirë. Dera nuk duhet
të jetë e përkulur; menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të
lira; guarnicioni i derës dhe sipërfaqet izoluese nuk duhet të jenë të
dëmtuara.
•
Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i
kualifikuar.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 6
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 6
29/6/2022 10:25:37 AM
29/6/2022 10:25:37 AM