Shqip - 28
zgjidhja e problemeve
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI
NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet
e dhëna.
Kjo është normale.
•
Kondensim brenda në furrë.
•
Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
•
Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
•
Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur shtypni butonin ( ).
•
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
•
A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin
( )
?
•
A është mbyllur dera?
•
A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
•
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
•
A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
•
A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
•
A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Llamba nuk funksionon.
•
Për arsye sigurie llamba nuk duhet ta zëvendësoni vetë. Kontaktoni
kujdesin më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë
një inxhinier të kualifikuar për të zëvendësuar llambën.
Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.
•
Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te
televizori ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem,
instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.
•
Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të
rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe
vendoseni përsëri. Rivendosni orën.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk mundësojnë zgjidhjen e problemit,
kontaktoni qendrën vendase të shërbimit për klientin të SAMSUNG.
Ju lutemi lexoni informacionin e mëposhtëm;
• Modeli dhe numrat e serisë janë të vendosura në pjesën e pasme të
furrës
• Hollësitë mbi garancinë
• Një përshkrimi i qartë i problemit
Më pas kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin pas shitjes të
SAMSUNG.
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 28
MS23F301TAS_OL_DE68-04182L-04_SQ.indd 28
29/6/2022 10:25:42 AM
29/6/2022 10:25:42 AM