Shqip 29
Udhë
zue
s g
atimi
Koha e rekomanduar për qëndrimin pas ringrohjes është 2-4 minuta, përveçse kur
rekomandohet një kohë tjetër në tabelë.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimin për bebet. Shikoni gjithashtu
kapitullin me masat paraprake të sigurisë.
Ringrohja e lëngjeve
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë fikur
furra, për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes,
nëse është e nevojshme dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur
vlimin shpërthyes dhe djegien e mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë ose
një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini para, gjatë dhe pas nxehjes.
Ringrohja e ushqimit të bebeve
Ushqimi i bebeve:
Zbrazeni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak plastik. Trazojeni
mirë pas ringrohjes!
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta para se ta shërbeni. Trazojeni përsëri dhe
kontrolloni temperaturën.
Temperatura e rekomanduar e shërbimit: ndërmjet 30-40 °C.
Qumështi për bebet:
Hidheni qumështin në një shishe qelqi të sterilizuar. Ringroheni të pambuluar.
Mos e nxehni kurrë biberonin me kapësen të vendosur, pasi shishja mund të
shpërthejë nëse mbinxehet. Tundeni mirë para se ta lini të qëndrojë dhe tundeni
përsëri para se ta shërbeni! Kontrollojeni gjithmonë me kujdes temperaturën e
qumështit ose të ushqimit për bebe para se t'ia jepni. Temperatura e rekomanduar
e shërbimit: afërsisht 37 °C.
Shënim:
Ushqimi i fëmijës ka nevojë veçanërisht të kontrollohet me kujdes para se të
shërbehet, për të parandaluar djegiet. Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në
tabelën tjetër si udhëzues për ringrohje.
Ringrohja e lëngjeve dhe e ushqimit
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për ringrohje.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Ndezje/Fikje
Koha (min.)
Pijet (Kafe,
Çaj dhe ujë)
150 ml (1 filxhan)
250 ml (1 gotë çaji)
800 W
1-1½
1½-2
Udhëzimet
Hidheni në një filxhan dhe ringroheni të pambuluar. Vendosni
filxhanin/gotën e çajit në mes të pjatës rrotulluese. Lëreni në
furrën me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit dhe trazojeni
mirë. Lërini për 1-2 minuta.
Supë
(E ftohtë)
250 g
800 W
3-3½
Udhëzimet
Hidheni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me
kapak plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes. Trazojeni përsëri
para se ta shërbeni. Lëreni për 2-3 minuta.
Çorbë
(E ftohtë)
350 g
600 W
5½-6½
Udhëzimet
Vendoseni çorbën në një pjatë të thellë prej qeramike.
Mbulojeni me kapak plastik. Trazojini herë pas here gjatë
ringrohjes dhe përsëri para se t'i lini të qëndrojnë dhe para se
t'i shërbeni. Lëreni për 2-3 minuta.
Makarona
me salcë
(Të ftohta)
350 g
600 W
4½-5½
Udhëzimet
Vendosini makaronat (p.sh., spageti ose makaronat nudëll me
vezë) në një pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbulojeni me qese
plastike ngjitëse që përdoret për mikrovalë. Trazojeni para se ta
shërbeni. Lërini për 3 minuta.
Makarona të
mbushura
me salcë
(Të ftohta)
350 g
600 W
5-6
Udhëzimet
Vendosini makaronat e mbushura (p.sh., ravioli, tortelini) në
një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak plastik.
Trazojini herë pas here gjatë ringrohjes dhe përsëri para se t'i
lini të qëndrojnë dhe para se t'i shërbeni. Lërini për 3 minuta.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 29
2/29/2016 11:05:11 AM