Shqip 7
Udhë
zime
t e sig
urisë
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në furrë,
hiqeni nga priza dhe kontaktoni pikën lokale të shërbimit "Samsung".
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet e
produktit.
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës spinash,
kordonë zgjatues apo ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të jetë
midis objekteve ose prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë të
dëmtuar kontaktoni një pikë lokale shërbimi "Samsung".
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e alkoolit
mund të bien në kontakt me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes kur ngrohni
ushqime ose pije që përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni
derën, mbajini fëmijët larg.
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e zierjes;
bëni gjithnjë kujdes kur t'i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të rrinë së
paku 20 sekonda përpara se t'i merrni në dorë. Nëse është nevoja, përziejini
gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1.
Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2.
Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3.
Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë menjëherë
pas gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e vajit
nuk mund të kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të vajrave
të nxehta.
Masat e kujdesit për furra me mikrovalë
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë metalike,
servise me dekorime ari apo argjendi, heje etj.
Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike.
Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur
mbinxehjen ose djegien.
Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të nxehtësisë.
Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të ziera
ose të paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër, frutat e
thata, domatet etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri.
Furra gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të mbetet
e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe lëreni
lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin
shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të shmangur
djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për
30 minuta për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë me
ujë brenda furrës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra ndizet
aksidentalisht.
Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës me
mikrovalë.)
Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të
dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
•
Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat e sigurisë
(shulat e derës). Mos futni sende në vrimat e çelësave të sigurisë.
•
Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe mos
lejoni akumulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në sipërfaqet
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 7
2/29/2016 11:05:05 AM