Shqip 25
Udhë
zue
si për enë
t e k
u
zhinë
s
Udhëzuesi për enët e kuzhinës
Për të gatuar ushqimin në furrë me mikrovalë, mikrovalët duhet të jenë në gjendje të
depërtojnë te ushqimi, pa u reflektuar dhe pa u thithur nga ena që përdoret.
Prandaj dhe duhet treguar kujdes kur zgjidhet ena e gatimit. Nëse ena e gatimit ka të shënuar
"nuk e dëmton mikrovalën", nuk duhet të shqetësoheni.
Tabela e mëposhtme ka të radhitur një sërë llojesh të enëve të gatimit dhe tregon nëse duhen
përdorur për furrë me mikrovalë dhe si.
Ena e gatimit
Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Letra e aluminit
✓✗
Mund të përdoret në sasi të vogël për të mbrojtur
pjesët ndaj mbipjekjes. Mund të krijohet qark elektrik
nëse letra e aluminit ndodhet shumë pranë murit të
furrës ose nëse përdoret sasi e madhe letre alumini.
Pjatat e ashpra
✓
Mos e nxehni paraprakisht për më shumë se 8 minuta.
Enët prej porcelani dhe
qeramike
✓
Enët prej porcelani, prej balte, prej qeramike të
lustruara dhe prej porcelani të hollë zakonisht janë të
përshtatshme nëse nuk janë të zbukuruara me pjesë
metalike.
Enët njëpërdorimëshe
prej kartoni dhe materiali
poliester
✓
Disa ushqime të ngrira janë të paketuara në këto lloj
enësh.
Paketimi i ushqimit të
shpejtë
•
Mbajtëset e gotave
prej polistireni
✓
Mund të përdoren për të ngrohur ushqimin. Mbinxehja
mund të shkaktojë shkrirjen e polistirenit.
•
Çantat prej letre ose
gazete
✗
Mund të marrin flakë.
•
Letrat e ricikluara ose
zbukurimet prej metali
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Enët prej qelqi
•
Komplet enësh për
furrë
✓
Mund të përdoren nëse nuk janë të zbukuruara me
pjesë metalike.
•
Enët prej qelqi të fortë
✓
Mund të përdoren për të ngrohur ushqimin ose lëngjet.
Qelqi delikat mund të thyhet ose të pësojë krisje nëse
nxehet menjëherë.
•
Vazot prej qelqi
✓
Duhet të hiqni kapakun. Të përshtatshme vetëm për
ngrohje.
Ena e gatimit
Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Metaliket
•
Pjatat
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik ose zjarr.
•
Lidhëset e qeseve të
ngrirjes
✗
Letrat
•
Pjatat, gotat, pecetat
dhe letrat e kuzhinës
✓
Për kohë të shkurtër gatimi dhe për ngrohjeje.
Gjithashtu për të thithur lagështirën e tepërt.
•
Letër e ricikluar
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Plastiket
•
Enë
✓
Sidomos nëse janë prej lënde termoplastike rezistente
ndaj nxehtësisë. Disa materiale të tjera plastike mund
të mblidhen ose të çngjyrosen në temperaturë të lartë.
Mos përdorni plastikë melaminë.
•
Qese plastike ngjitëse
✓
Mund të përdoren për të ruajtur lagështinë. Nuk duhet
të prekin ushqimin. Kujdes kur të hiqni qesen plastike
pasi mund të dalë avull i nxehtë.
•
Qeset e ngrirjes
✓✗
Vetë nëse përdoren për zierje ose nëse janë rezistente
ndaj nxehtësisë. Nuk duhet të jenë hermetike. Shpojini
me pirun nëse është e nevojshme.
Letra e dyllit ose letra e vajit
✓
Mund të përdoren për të ruajtur lagështinë dhe për të
shmangur stërpikjet.
✓
: Rekomandohet
✓✗
: Tregoni kujdes
✗
: E pasigurt
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 25
2/29/2016 11:05:11 AM