10 Shqip
Mir
ëmbajtja
Mirëmbajtja
Pastrim
Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi
furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës
së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet
përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë
grumbulluar papastërti në gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë
me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme të furrës.
Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e
brendshme të furrës
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar
në qendër të pjatës rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën
dhe pastroni dhomën e gatimit.
Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim
Për pastrimin e pjesës së sipërme të
dhomës së gatimit, ulni elementin e
sipërm ngrohës me 45°, siç tregohet.
Kjo do të ndihmojë për pastrimin e pjesës
së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni
elementin e sipërm ngrohës.
KUJDES
•
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet
dhe mbyllet lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.
•
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.
•
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
•
Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e
dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.
Ndërrimi (riparimi)
VINI RE
Brenda furrës nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta
ndërroni ose riparoni furrën vetë.
•
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me
një teknik të kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për
ndihmë teknike.
•
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të
Samsung-ut. Mos e ndërroni vetë.
•
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës, hiqni fillimisht nga priza
dhe më pas kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
•
Nëse nuk e përdorni furrën për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe
lëvizeni furrën në një vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që
krijohen brenda furrës mund të ndikojnë në performancën e furrës.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 10
2/29/2016 11:05:06 AM