28 Shqip
Udhë
zue
s g
atimi
Udhëzues gatimi
Udhëzues gatimi për orizin dhe makaronat
Orizi:
Përdorni një tas të madh qelqi pireks me kapak - orizi e dyfishon
volumin e tij gjatë gatimit. Gatuajeni të mbuluar.
Pasi të ketë përfunduar gatimi, trazojeni mirë para se ta lini të
qëndrojë në furrë dhe hidhini kripë ose erëza dhe gjalpë.
Shënim: orizi mund të mos e ketë thithur të gjithë ujin pasi të ketë
mbaruar gatimi.
Makaronat:
Përdorni një tas të madh qelqi pireks. Shtoni ujë të valuar, një
majë luge kripë dhe trazojeni mirë. Gatuajini të pambuluara.
Trazojini herë pas here gjatë dhe pas gatimit. Mbulojeni gjatë
kohës së qëndrimit në furrë dhe më pas kullojeni mirë.
Ushqimi
Madhësia e
racionit
Ndezje/Fikje
Koha (min.)
Oriz i bardhë
(i përvëluar)
250 g
800 W
16-17
Udhëzimet
Shtoni 500 ml ujë të ftohtë. Lëreni për 5 minuta.
Oriz i kuq
(i përvëluar)
250 g
800 W
21-22
Udhëzimet
Shtoni 500 ml ujë të ftohtë. Lëreni për 5 minuta.
Oriz i përzier
(Oriz +
Oriz i egër)
250 g
800 W
17-18
Udhëzimet
Shtoni 500 ml ujë të ftohtë. Lëreni për 5 minuta.
Drithëra të
përziera
(Oriz + Drithëra)
250 g
800 W
18-19
Udhëzimet
Shtoni 400 ml ujë të ftohtë. Lëreni për 5 minuta.
Makarona
250 g
800 W
11-12
Udhëzimet
Shtoni 1000 ml ujë të nxehtë. Lëreni për 5 minuta.
Ringrohja
Furra juaj me mikrovalë do ta nxehë ushqimin në një fraksion të kohës që pllakave
të sobave të zakonshme u duhet për ta nxehur.
Përdorni si udhëzues nivelet e fuqisë dhe kohët e ringrohjes në tabelën e
mëposhtme. Kohët në tabelë supozojnë që lëngjet të jenë në temperaturën e
ambientit nga +18 në +20 °C ose ushqimet e ftohta në temperaturë nga +5 në +7 °C.
Rregullimi dhe mbulimi
Shmangni ringrohjen e copave të mëdha siç janë copat e mëdha të mishit – ato
kanë tendencë të mbipiqen dhe të thahen para se pjesa e mesit të jetë nxehur.
Ringrohja e copave të vogla do të ishte më e suksesshme.
Nivelet e fuqisë dhe trazimi
Disa ushqime mund të ringrohen duke përdorur fuqinë prej 800 W ndërsa të tjerat
duhet të ringrohen duke përdorur 600 W, 450 W ose madje dhe 300 W.
Kontrolloni tabelat për udhëzime. Përgjithësisht, është më mirë ta ringrohni
ushqimin në një nivel më të ulët fuqie, nëse ushqimi është delikat, në sasi të
mëdha, ose nëse ka tendencë të nxehet shumë shpejt (për shembull, ëmbëlsira me
fruta të thata).
Trazojeni mirë ose kthejeni ushqimin nga ana tjetër gjatë ringrohjes për të arritur
rezultate më të mira. Aty ku është e mundur, trazojeni përsëri para se ta shërbeni.
Tregoni kujdes kur të nxehni lëngjet dhe ushqimet për bebet. Për të parandaluar
vlimin shpërthyes të lëngjeve dhe djegien e mundshme të tyre, trazojini para,
gjatë dhe pas nxehjes. Mbajini në një furrë me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit.
Ju rekomandojmë që të vendosni një lugë plastike ose një shkop qelqi brenda në
lëngje. Shmangni mbinxehjen e ushqimit (dhe për rrjedhojë prishjen e tij).
Është e rekomandueshme që ta ulni kohën e gatimit dhe të shtoni kohën e nxehjes,
nëse është e nevojshme.
Koha e nxehjes dhe e qëndrimit
Kur të ringrohni ushqimin për herë të parë, do të ishte e dobishme po të mbanit
shënim kohëzgjatjen – për t'iu referuar në të ardhmen.
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi i ringrohur të jetë nxehur në mënyrë të
njëtrajtshme.
Lëreni ushqimin të qëndrojë për pak kohë pas ringrohjes - për ta lënë që temperatura
të bëhet e njëtrajtshme.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 28
2/29/2016 11:05:11 AM