Shqip
17
Përdorimi i furrës
Udhëzimet për gatim me sensor automatik
Sensori Automatik ju mundëson që të gatuani ushqim në mënyrë automatike duke thithur sasinë
e gazeve që prodhohen nga ushqimi gjatë gatimit.
• Gjatë gatimit të ushqimeve, prodhohen lloje të ndryshme gazesh. Sensori Automatik
përcakton kohën e duhur dhe nivelin e fuqisë duke lokalizuar këto gaze që dalin nga
ushqimi, duke eliminuar nevojën për të vendosur kohën e gatimit dhe nivelin e fuqisë.
• Kur e mbuloni enën me kapakun e saj ose me mbështjellëse plastike gjatë gatimit me sensor,
sensori automatik do të thithë gazet që prodhohen pasi ena është ngopur me avull. Nëse
përdorni celofan apo qeska sigurohuni të lini një për ajrim një hapje të vogël pranë buzëve
të enës ose sigurohuni ta shponi në disa pika.
• Pak para se gatimi të përfundojë, koha e mbetur e gatimit do të fillojë numërimin mbrapsht.
Ky do të ishte një moment i përshtatshëm për ju që të rrotulloni ose të trazoni ushqimin nëse
është e nevojshme, në mënyrë që të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.
• Para gatimit me sensor automatik, ushqimit mund t'i hidhni erëza ose salcë të skuqur.
Megjithatë, duhet të dini se kripa ose sheqeri mund të krijojnë njolla djegieje te ushqimi,
kështu që këta përbërës duhet të shtohen pasi janë gatuar.
• Për të arritur rezultate të mira gatimi me këtë funksion, ndiqni udhëzimet në tabelën e këtij
libri për të zgjedhur enët dhe kapakët e përshtatshëm.
• Përdorni gjithmonë enë që nuk e dëmtojnë mikrovalën dhe mbulojini ato me kapakët e tyre
ose me mbështjellëse plastike. Kur të përdorni mbështjellëse plastike, kthejeni cepin e njërës
anë për të lejuar daljen e avullit të mjaftueshëm.
• Mbulojeni gjithmonë me kapakun përkatës të enës që po përdorni. Nëse ena nuk ka kapakun
e vet, përdorni mbështjellëse plastike.
• Mbushini enët deri të paktën përgjysmë.
• Ushqimet që kanë nevojë për trazim ose për t'u rrotulluar, duhet të trazohen ose të
rrotullohen nga fundi i ciklit të gatimit me sensor, pasi ora në ekran të ketë filluar numërimin
mbrapsht.
Përdorimi i veçorisë gatim automatik
Veçoria
Auto Cook (Gatim automatik)
ka 29 kohë gatimi të programuara paraprakisht. Nuk është
e nevojshme të caktoni kohët e gatimit apo nivelin e fuqisë. Mund të rregulloni llojin e racionit
duke shtypur butonin
Lart
ose
Poshtë
.
KUJDES
Përdorni vetëm pjata që nuk dëmtojnë mikrovalën.
Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbyllni derën.
1
1.
Shtypni butonin
Auto Cook (Gatim automatik)
.
2
2
2.
Zgjidhni llojin e ushqimit që po gatuani duke
shtypur butonin
Lart
ose
Poshtë
. Dhe më pas
shtypni butonin
Select/Child Lock (Zgjidh/
Bllokimi për fëmijët)
.
1) Pjatë me ushqime të përziera
2) Perime dhe drithëra
3) Mish shpendësh dhe peshk
4) Zbutje/Shkrirje
3
3.
Zgjidhni llojin e ushqimit që po gatuani duke
shtypur butonin
Lart
ose
Poshtë
. (Referojuni
tabelës anash.)
4
4.
Shtypni butonin
START/+30s (Fillo/+30s)
.
Ushqimi gatuhet sipas cilësimit të
paraprogramuar që keni zgjedhur.
1) Sinjali i furrës bie 4 herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3
herë (një herë në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri ora aktuale.
MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 17
2017-11-29 5:50:46