Shqip
7
Udhëzimet e sigurisë
Masat e kujdesit të përdorimit të mikrovalëve
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të dëmshëm ndaj
energjisë së mikrovalëve.
• Mos e vini furrën në punë me derë hapur. Mos i ngacmoni çelësat e sigurisë (shulat e derës).
Mos futni sende në vrimat e çelësave të sigurisë.
• Mos vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore, dhe mos lejoni
akumulimin e mbetjeve të solucioneve apo të ushqimit në sipërfaqet izoluese. Mbajini pastër
derën dhe sipërfaqet izoluese duke i fshirë me një copë të thatë dhe në vijim me një copë të
butë dhe të thatë pas çdo përdorimi.
• Mos e vini furrën në punë nëse dëmtohet. Vëreni në punë vetëm pasi të jetë riparuar nga një
teknik i kualifikuar.
E rëndësishme
: dera e furrës duhet të mbyllet siç duhet. Dera nuk duhet të jetë e përkulur;
menteshat e saj nuk duhet të jenë të thyera apo të lira; guarnicioni i derës dhe sipërfaqet
izoluese nuk duhet të jenë të dëmtuara.
• Të gjitha rregullimet apo riparimet duhet të kryhen nga një teknik i kualifikuar.
Garanci e kufizuar
"Samsung" do të faturojë tarifë riparimi për zëvendësimin e një aksesori ose për riparimin e një
defekti kozmetik nëse dëmi ndaj njësisë ose aksesorit është shkaktuar nga klienti. Artikujt që
mbulon ky kusht përfshijnë:
• Dyert, dorezat, paneli i jashtëm ose paneli i kontrollit që janë ngrënë, konsumuar apo prishur.
• Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën me tela të thyer ose të humbur.
Përdoreni furrën vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzimi.
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të
gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të veproni
praktikisht, me kujdes dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim furrën.
Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e
furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual
dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje
ose shqetësime, kontaktoni pikën më të afërt të shërbimit "Samsung" ose gjeni ndihmë dhe
informacion në internet në www.samsung.com.
Përdoreni këtë furrë vetëm për ngrohje ushqimesh. Ajo është parashikuar vetëm për përdorim
shtëpiak. Mos nxehni asnjë lloj tekstili apo jastëku me grurë. Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmet e shkaktuara nga përdorimi i papërshtatshëm apo i gabuar i furrës.
Për të evituar degradimin e sipërfaqes së furrës dhe situatat e rrezikshme, mbajeni gjithnjë mirë
dhe pastër furrën.
MG22M8074AT_OL_DE68-04445J-01_SQ.indd 7
2017-11-29 5:50:42