Shqip (SQ)
850
5.3 Lidhja elektrike - pompat tre-fazore deri në 7,5 kW
5.3.1 Përgatitja
Përpara se të lidhni E-pompën te furnizimi elektrik, merrni
parasysh çështjet e ilustruara në figurën më poshtë.
Fig. 6
Pompë që lidhet te furnizimi me energji, me siguresa
rezervë, mbrojtje shtesë dhe tokëzim për mbrojtje
5.3.2 Mbrojtja ndaj goditjes elektrike - kontakt indirekt
EN 50178 dhe BS 7671 specfikojnë paralajmërimet e mëposhtme
kur humbja e korrentit është më e madhe se 3,5 mA:
• Pompa duhet të qëndrojë në një vend dhe të jetë instaluar për
gjithnjë.
• Pompa duhet të jetë lidhur gjithë kohën te furnizimi me energji.
• Lidhja e tokëzimit duhet bërë si konduktorë të dyfishuar.
Konduktorët tokëzues mbrojtës duhet të jenë në ngjyrë të verdhë/
të gjelbër (PE) ose të verdhë/të gjelbër/blu (PEN).
5.3.3 Siguresat rezervë
Për madhësitë e rekomanduara të siguresave, shihni pjesën
.
5.3.4 Mbrojtja shtesë
Nëse pompa është e lidhur te një instalim elektrik ku një siguresë
për rrjedhat e tokëzimit (ELCB) është përdorur si mbrojtje shtesë,
siguresa duhet të jetë e një lloji të shënuar me simbollet e
mësipërme:
Kjo siguresë është e tipit B.
Duhet marrë parasysh humbja totale e rrymës në instalim në të
gjithë pajisjen elektrike.
Rryma e humbur e motorit në funksionim normal mund të shihet
në pjesën
.
Gjatë nisjet dhe në sisteme furnizimi asimetrik, humbja e rrymës
elektrike mund të jetë më e lartë se normalja dhe mund të bëjë që
të bjerë siguresa ELCB.
5.3.5 Mbrojtja e motorit
Pompa nuk kërkon mbrojtje të jashtme të motorit. Motori përfshin
mbrojtjen termike ndaj mbingarkesës dhe bllokimit të ngadaltë
(IEC 34-11, TP 211).
5.3.6 Mbrojtja ndaj voltazhit kalimtar të energjisë
Pompa është e mbrojtur ndaj transientëve të voltazhit nga
varistorët e integruar ndërmjet fazave dhe ndërmjet fazave dhe
tokëzimit.
5.3.7 Furnizimi me voltazh dhe energji
3 x 380-480 V - 10 %/+ 10 %, 50/60 Hz, PE.
Voltazhi i furnizuar dhe frequenca shënohen në etiketën e
pompës. Sigurohuni që pompa të jetë e përshtatshme për
energjinë elektrike të vendit të instalimit.
Telat në kutinë e terminalit duhet të jenë sa më të shkurtër. Bën
përjashtim konduktori i tokëzimit që duhet të jetë aq i gjatë sa të
jetë i fundit që shkëputet në rast se tërhiqet kablloja pa dashje
nga vendi i saj.
Fig. 7
Lidhja tek energjia elektrike
Nyjet e kabllos
Nyjet e kabllos përputhen me EN 50626.
• 2 x M16 nyje kablloje, diametri i kabllosr
∅
4-
∅
10
• 1 x M20 nyjë kablloje, diametri i kabllos
∅
9-
∅
17
• 2 x M16 hyrje të kabllos.
Llojet e rrjeteve
E-pompat tre-fazore mund të lidhen te gjithë llojet e rrjeteve
elektrike.
Paralajmërim
Përdoruesi ose instaluesi janë përgjegjës për
instalimin e tokëzimit dhe mbrojtjes së saktë sipas
standardeve vendore. Të gjitha punimet duhen bërë
nga personel i kualifikuar.
Paralajmërim
Mos bëni kurrë lidhje te kutia e terminalit të pompës
përveçse kur të gjitha qarqet elektrike të furnizimit
janë çaktivizuar për të paktën 5 minuta.
Vini re për shembull se releja e sinjalit mund të jetë
lidhur te një furnizim i jashtëm që është ende i lidhur
kur furnizimi kryesor me korrent është shkëputur.
Paralajmërimi i mësipërm është vendosur te kutia e
terminalit të motorit me këtë etiketë të verdhë.
TM
00
92
70
46
96
Paralajmërim
Pompa duhet tokëzuar në pajtim me rregullat
vendore.
Për shkak se rrjedha e korrentit të motorit me 4 - 7,5
kW është më e madhe se 3,5 mA, merrni masa
shtesë kur tokëzoni këta motorë.
L1
L2
L3
L2
L1
L3
PE
ELCB
ELCB
TM
03
86
00
20
07
Paralajmërim
Nëse kabllo elektrike është e dëmtuar, duhet
zëvendësuar nga personel i kualifikuar.
Paralajmërim
Mos e lidhni e-pompën tre-fazore tek energjia
elektrike me voltazh nga faza te tokëzimi prej më
shumë se 440 V.
L1
L2
L3
L1
L2
L3
Содержание TPE 2000 Series
Страница 1: ...TPE TPED Series 2000 Installation and operating instructions GRUNDFOS INSTRUCTIONS ...
Страница 2: ...2 ...
Страница 877: ...877 ...
Страница 878: ...878 ...