27
SHQIP
SHKRIRJE
Mikrovalët janë një mënyrë e shkëlqyer për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
Mikrovalët shkrijnë butësisht ushqimin e ngrirë për një periudhë të shkurtër
kohe. Kjo mund të jetë me mjaft avantazh, nëse papritur ju vijnë miq.
Pula e ngrirë duhet të shkrijë plotësisht para se të gatuhet. Hiqni lidhëset
metalike dhe nxirreni nga paketimi për të lejuar kullimin e lëngut të shkrirë.
Vendoseni ushqimin e ngrirë në një enë pa kapak. Kthejeni përgjysmë nga
ana tjetër, kulloni lëngun dhe hiqini të brendshmet sa më shpejt që të jetë e
mundur.
Kontrollojeni ushqimin herë pas here për t'u siguruar që nuk është i ngrohtë.
Nëse pjesët më të vogla dhe më të holla të ushqimit të ngrirë fillojnë të
ngrohen, mund të mbulohen duke i mbështjellë me rripa të hollë letre
alumini, gjatë shkrirjes.
Nëse pula fillon të ngrohet në pjesën e jashtme, ndërpriteni shkrirjen dhe
lëreni të qëndrojë për 20 minuta para se të vazhdoni.
Lëreni peshkun, mishin dhe pulën të qëndrojë, në mënyrë që të kryhet
shkrirja. Koha e qëndrimit për shkrirje të plotë do të ndryshojë në varësi të
sasisë
së shkrirë. Ju lutemi, referojuni tabelës së mëposhtme.
Sugjerim:
Ushqimi me trashësi të vogël shkrin më mirë se ai me
trashësi të madhe dhe sasitë e vogla të ushqimit kërkojnë
më pak kohë se sasitë e mëdha. Mbajeni mend këtë
informacion kur të ngrini dhe kur të shkrini ushqimin.
Për shkrirjen e ushqimit të ngrirë në temperaturë prej rreth -18 deri në
-20°C, përdorni tabelën e mëposhtme si udhëzues.
I gjithë ushqimi i ngrirë duhet të shkrijë duke përdorur nivelin e fuqisë së
shkrirjes (180 W).
Ushqimi
Racioni Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Mish
Mish viçi i
grirë
200 g
400 g
6-7
10-12
15-30
Vendoseni mishin në një pjatë
të sheshtë prej qeramike.
Mbulojini anët më të holla me
letër alumini. Kthejeni nga ana
tjetër kur të ketë kaluar gjysma
e kohës së shkrirjes!
Biftekë derri
250 g
7-8
Pulë
Copa mishi
pule
500 g
(2 copë)
14-15
15-60
Së pari, vendosni copat e
mishit të pulës, fillimisht me
pjesën e lëkurës poshtë,
të gjithë pulën fillimisht me
pjesën e kraharorit poshtë,
në një pjatë të sheshtë prej
qeramike. Mbuloni pjesët
e holla, siç janë krahët dhe
pjesët fundore me letër
alumini. Kthejeni nga ana tjetër
kur të ketë kaluar gjysma e
kohës së shkrirjes!
E gjithë pula
1200 g
32-34
Peshk
Fileta
peshku/I
gjithë peshku
200 g
6-7
10-25
Vendosni peshkun e ngrirë në
mes të një pjate të sheshtë
prej qeramike. Vendosini
pjesët më të holla poshtë
pjesëve më të trasha.
Mbulojini pjesët e ngushta
fundore të filetave dhe bishtat
e të gjithë peshqve me letër
alumini. Kthejeni nga ana tjetër
kur të ketë kaluar gjysma e
kohës së shkrirjes!
400 g
11-13
Frutat
Fruta pylli
250 g
6-7
5-10
Shpërndajini frutat në një
enë qelqi të sheshtë dhe të
rrumbullakët (me diametër të
madh).
GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 27
2011-08-19 7:52:40