
9
SHQIP
INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Vendoseni furrën mbi një sipërfaqe të sheshtë, 85cm mbi dysheme.
Sipërfaqja duhet të jetë aq e fortë sa të mbajë në mënyrë të sigurt peshën
e furrës.
1.
Kur të instaloni furrën, sigurohuni që të ketë ajrosje të
përshtatshme për furrën, duke lënë të paktën 10 cm
(4 inç) hapësirë mbrapa dhe në pjesët anësore si dhe
20 cm (8 inç) hapësirë lart.
2.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit që ndodhen
brenda në furrë. Instaloni unazën rrotulluese dhe
pjatën rrotulluese. Verifikoni që pjata rrotulluese të
rrotullohet lirshëm.
3.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e
disponueshme.
Nëse kablloja e furnizimit me energji është dëmtuar, duhet të
zëvendësohet me një kabllo të posaçme që disponohet nga prodhuesi
ose nga agjenti tij i shërbimit.
Për sigurinë tuaj personale, vendoseni kabllon në një prizë të tokëzuar
AC, me 3 kunja, 230 volt, 50 Hz. Nëse kablloja e energjisë së kësaj
pajisjeje është e dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një kabllo të
posaçme.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të nxehta ose me
lagështirë, si për shembull pranë një furre të zakonshme ose pranë
një radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet për furnizimin me energji
të sobës dhe çdo kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të
njëjtit standard si dhe kablloja e energjisë që jepet bashkë me furrën.
Pastrojeni pjesën e brendshme dhe gominën e derës me një leckë të
njomë para se ta përdorni furrën për herë të parë.
VENDOSJA E ORËS
Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në
ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.
Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me
24 orë ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:
• Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë
• Pas një ndërprerje të energjisë
Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në
periudhën e dimrit dhe anasjelltas.
1. Për të afishuar
orën në...
Më pas shtypni
butonin ...
formatin me 24 orë
formatin me 12 orë
Një herë
Dy herë
2.
Shtypni butonin ( ) dhe ( ) për të vendosur orën.
3.
Shtypni butonin .
4.
Shtypni butonin ( ) dhe ( ) për të vendosur minutat.
5.
Shtypni butonin .
10 cm
mbrapa
20 cm
sipër
10 cm
anash
85 cm nga
dyshemeja
GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 9
2011-08-19 7:52:34