10
SHQIP
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI
NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet
e dhëna.
Kjo është normale.
•
Kondensim brenda në furrë
• Qarkullim ajri rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Reflektim i dritës rreth derës dhe kapakut të jashtëm.
• Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur ju shtypni butonin .
•
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
•
A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur butonin ?
• A është mbyllur dera?
• A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
•
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
• A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
• A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
• A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.
•
Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te
televizori ose te radioja. Kjo është normale.
•
Zgjidhja
: Instalojeni furrën larg televizorit, radios dhe antenave.
•
Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të
rivendoset.
•
Zgjidhja
: Hiqeni spinën elektrike dhe rilidheni atë. Rivendosni orën.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk ju ndihmojnë që të zgjidhni
problemin, kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin e pas shitjes
SAMSUNG.
GATIMI/RINXEHJA
Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta rinxehni ushqimin.
Para se të largoheni nga furra, kontrolloni gjithmonë cilësimet e gatimit.
Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese. Më pas, mbyllni
derën
1.
Shtypni butonin
.
Rezultati:
Shfaqen treguesit prej
900 W (fuqia maksimale e gatimit):
Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë
duke shtypur përsëri butonin
derisa të shfaqet fuqia
përkatëse në vat. Referojuni tabelës me nivelet e fuqisë.
2.
Vendosni kohën e gatimit duke shtypur butonin ( )
dhe ( ) ashtu siç kërkohet.
3.
Shtypni butonin .
Rezultati:
Drita e furrës ndizet dhe pjata
rrotulluese fillon të rrotullohet.
1) Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i
furrës bie katër herë.
2) Sinjali kujtues i përfundimit do të bjerë 3 herë (një herë
në çdo minutë).
3) Shfaqet përsëri koha aktuale.
Kurrë
mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.
Nëse dëshironi të ngrohni një ushqim për një periudhë të shkurtër kohe,
me fuqi maksimale (900 W), thjesht shtypni butonin
+30s
një herë në
çdo 30 sekonda gjatë kohës së gatimit. Furra ndizet menjëherë.
GE109M_BOL-03505V_SQ.indd 10
2011-08-19 7:52:34