34 Shqip
Udhë
zue
s g
atimi
Udhëzues gatimi
Këshilla
SHKRIRJA E GJALPIT
Vendosni 50 g gjalpë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Mbulojeni me
kapak plastik.
Nxeheni për 30-40 sekonda me 800 W, derisa gjalpi të shkrijë.
SHKRIRJA E ÇOKOLLATËS
Vendosni 100 g çokollatë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 3-5 minuta me 450 W, derisa çokollata të shkrijë.
Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni
jashtë!
SHKRIRJA E MJALTIT TË KRISTALIZUAR
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi.
Nxeheni për 20-30 sekonda me 300 W, derisa mjalti të shkrijë.
SHKRIRJA E XHELATINËS
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë.
Vendoseni xhelatinën e kulluar në një tas të vogël pireks, prej qelqi.
Nxeheni për 1 minutë me 300 W.
Trazojeni pasi të ketë shkrirë.
GATIMI I SHTRESËS/VESHJES (PËR KEKË DHE PËR ËMBËLSIRA)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë.
Gatuajeni të pambuluar në një tas qelqi pireks për 3½ deri në 4½ minuta në
800 W, derisa shtresa/veshja të jetë transparente. Trazojeni dy herë gjatë
gatimit.
GATIMI I REÇELIT
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks,
prej qelqi me madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për
konservim dhe trazojeni mirë.
Gatuajeni të mbuluar për 10-12 minuta në 800 W.
Trazojeni disa herë gjatë gatimit. Hidheni drejtpërdrejt në enë të vogla prej
qelqi, të vulosur me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
GATIMI I BUDINGUT
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar
udhëzimet e prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak.
Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri 7½ minuta në 800 W.
Trazojeni mirë disa herë gjatë gatimit.
SKUQJA E FETAVE TË BAJAMEVE
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë
qeramike me madhësi mesatare.
Trazojeni disa herë gjatë skuqjes për 3½ deri 4½ minuta në 600 W.
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni
jashtë!
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 34
2/29/2016 11:05:11 AM