Shqip 31
Udhë
zue
s g
atimi
Ushqimi
Madhësia e racionit
Ndezje/Fikje
Koha (min.)
Pulë
Copa mishi pule
500 g (2 copa)
180 W
14½-15½
E gjithë pula
900 g
180 W
28-30
Udhëzimet
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës, fillimisht me pjesën e lëkurës
poshtë, të gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit poshtë, në një
pjatë të sheshtë prej qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë krahët
dhe pjesët fundore me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të
ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lëreni për 15-40 minuta.
Peshk
Fileta peshku
250 g (2 copë)
400 g (4 copë)
180 W
6-7
12-13
Udhëzimet
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një pjate të sheshtë prej
qeramike. Vendosini pjesët më të holla poshtë pjesëve më të trasha.
Mbulojini pjesët e ngushta fundore me letër alumini.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
Lërini për 5-15 minuta.
Frutat
Fruta pylli
250 g
180 W
6-7
Udhëzimet
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të sheshtë dhe të rrumbullakët
(me diametër të madh). Lëreni për 5-10 minuta.
Bukë
Panine (Secila
afërsisht 50 g)
2 copë
4 copë
180 W
½-1
2-2½
Tost/Sanduiç
250 g
180 W
4½-5
Bukë gjermane
(Drithëra +
Miell thekre)
500 g
180 W
8-10
Udhëzimet
Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën në drejtim horizontal mbi
një letër kuzhine në mes të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga ana tjetër
kur të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes! Lërini për 5-20 minuta.
Skara
Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur
dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi
i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Ngrohja
paraprake e skarës për 3-5 minuta do ta pjekë më shpejt ushqimin.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë
gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë:
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura
dhe të tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të
mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Kurdoherë që përdoret regjimi vetëm skara, mbani mend që ushqimi duhet të
vendoset në skarën e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 31
2/29/2016 11:05:11 AM