4 Shqip
Udhë
zime
t e sig
urisë
Udhëzimet e sigurisë
•
në shtëpitë në ferma;
•
nga klientët në hotele, motele dhe mjedise të tjera banimi;
•
në mjediset që ofrojnë fjetje dhe mëngjes.
Përdorni vetëm enët që janë të përshtatshme për përdorim në
furrën me mikrovalë.
Kur nxehni ushqim në enë prej plastike ose letre, hidhini një sy
furrës, pasi ekziston mundësia e marrjes flakë.
Enët metalike për ushqime dhe pije nuk lejohen gjatë gatimit
në mikrovalë.
Furra me mikrovalë është parashikuar për ngrohjen e
ushqimeve dhe të pijeve. Tharja e ushqimeve ose e veshjeve
dhe ngrohja e jastëkëve me korrent, shapkave, sfungjerëve,
rrobave të lagura dhe të ngjashme me këto mund të çojë në
rrezik lëndimi, marrjeje flakë ose zjarri.
Nëse vini re (del) tym, fikeni ose hiqeni pajisjen nga priza dhe
mbajeni derën të mbyllur, për të shuar flakët.
Ngrohja me mikrovalë e pijeve mund të rezultojë në vlim
shpërthyes të vonuar, prandaj duhet treguar kujdes kur të
mbani enën.
Përmbajtjet e biberonëve dhe vazot me ushqim për bebet,
duhet të trazohen dhe të tunden si dhe të kontrollohet
temperatura para se të konsumohen, për të shmangur djegiet.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk duhet të
nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund të shpërthejnë, edhe
pasi të ketë ndaluar nxehja e mikrovalës.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të hiqen mbetjet
e ushqimeve.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë
sipërfaqen, gjë që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e
pajisjes, si dhe mund të shkaktojë situatë të rrezikshme.
Furra me mikrovalë është parashikuar të përdoret vetëm e
vendosur mbi banak (e lirë). Furra me mikrovalë nuk duhet
vendosur brenda mobilieve.
Pajisja nuk duhet pastruar me ujë.
Pajisja nuk është krijuar për t'u instaluar në automjete, në
rulota dhe në automjete të ngjashme etj.
Pajisja nuk është parashikuar për përdorim nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose
mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata nuk
mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e pajisjes
nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë
me pajisjen.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 4
2/29/2016 11:05:05 AM