
26 Shqip
Udhë
zue
s g
atimi
Udhëzues gatimi
Mikrovalët
Energjia me mikrovalë në të vërtetë depërton tek ushqimi, duke u tërhequr dhe
thithur nga uji, yndyra dhe sheqeri.
Mikrovalët shkaktojnë lëvizjen e shpejtë të molekulave të ushqimit. Lëvizja e
shpejtë e këtyre molekulave krijon fërkim dhe si nxehtësia e krijuar gatuan
ushqimin.
Gatimi
Enë gatimi për gatimet me mikrovalë:
Ena e gatimit duhet të lejojë kalimin e energjisë në mënyrën më efikase.
Mikrovalët reflektohen nga metali, siç është inoksi, alumini dhe bakri, por ato
depërtojnë në materialet prej qeramike, qelqi, porcelani dhe plastike si dhe në
materialet prej letre dhe prej druri. Pra, ushqimi nuk duhet gatuar kurrë në enë
metalike.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë:
Shumë lloje ushqimesh janë të përshtatshme për gatimet me mikrovalë,
përfshirë perimet e ngrira, frutat, brumërat, orizi, drithërat, fasulet, peshku dhe
mishi. Salcat, krem karamele, budingu me avull, konservat dhe salcat çatni mund
të gatuhen gjithashtu në furrë me mikrovalë. Përgjithësisht, gatimi me mikrovalë
është ideal për ushqimet që normalisht mund të përgatiten te pllaka e sobës.
Për shembull shkrirja e gjalpit ose e çokollatës (shikoni kapitullin me këshilla,
teknika dhe sugjerime).
Mbulimi gjatë gatimit
Mbulimi gjatë gatimit është shumë i rëndësishëm, pasi uji ngrihet në formën
e avullit dhe kontribuon në procesin e gatimit. Ushqimi mund të mbulohet në
mënyra të ndryshme: p.sh. me pjatë qeramike, me kapak plastik ose me qese
plastike ngjitëse të përshtatshme për mikrovalë.
Kohët e qëndrimit
Pasi gatimi të ketë përfunduar, koha e qëndrimit në furrë është e rëndësishme
për të lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme brenda ushqimit.
Udhëzues gatimi për perimet e ngrira
Përdorni një tas qelqi pireks me kapak. Gatuajeni të mbuluar për një kohë
minimale - shikoni tabelën. Vazhdoni gatimin për të arritur rezultatin e
dëshiruar.
Trazojeni dy herë gjatë gatimit dhe një herë pas gatimit. Hidhini kripë, erëza ose
gjalpë pas gatimit. Mbulojeni gjatë kohës së qëndrimit në furrë.
Ushqimi
Madhësia e
racionit
Ndezje/Fikje
Koha (min.)
Spinaqi
150 g
600 W
4½-5½
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle).
Lëreni për 2-3 minuta.
Brokoli
300 g
600 W
9-10
Udhëzimet
Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë.
Lëreni për 2-3 minuta.
Bizele
300 g
600 W
7½-8½
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle).
Lëreni për 2-3 minuta.
Barbunja
300 g
600 W
8-9
Udhëzimet
Shtoni 30 ml (2 lugë gjelle) ujë të ftohtë.
Lëreni për 2-3 minuta.
Perime të përziera
(Karota/Bizele/
Drithëra)
300 g
600 W
7½-8½
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle).
Lëreni për 2-3 minuta.
Perime të përziera
(Stili kinez)
300 g
600 W
8-9
Udhëzimet
Shtoni 15 ml ujë të ftohtë (1 lugë gjelle).
Lëreni për 2-3 minuta.
MG23K3575AS_OL_DE68-04403H-00_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 26
2/29/2016 11:05:11 AM