28
Shqip
Montimi
(shih faqen 32)
Udhëzime sigurie
Duhen mbajtur pajime personale mbrojtëse (PPM) (këpucë sigurie, doreza etj.)
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave, të higjienës dhe të larjes së
trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore dhe/ose ndijuese
nuk duhet ta përdorin produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën
ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin produktin.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit të ftohtë dhe atij të ngrohtë
duhen ekuilibruar.
Lidhja me rrjetin elektrik
Gjatë instalimit elektrik duhen respektuar normat përkatëse të VDE-së, të shtetit
dhe të EVU-së në verzionin e tyre aktual
Punimet e instalimit dhe të kontrollit duhet të realizohen nga një elektricist i
autorizuar, duke marrë në konsideratë standardin DIN VDE 0100 Pjesa
701 dhe standardin IEC 60364-7-701.
Sigurimi duhet të kryhet nëpërmjet një pajisjeje mbrojtëse kundër rrjedhjes së
rrymës (RCD/ FI) me një vlerësim të rrymës diferenciale ≤ 30mA.
Mbrojtja duhet të kontrollohet në hapësira të rregullta kohore për funksionimin e
tij.
Temperatura e ambientit nuk duhet të jetë më e lartë se 50 ºC.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për dëmtime nga transporti.
Pas instalimit nuk do të njihet asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i
sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të shpëlahen dhe të
kontrollohen sipas standardeve në fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të vlefshme për vendet
respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga teknikët e specializuar duhet mbajtur parasysh
që sipërfaqja e montimit gjendet brenda zonës së përgjithshme të planit të
montimit (nuk ka vendbashkime të dala ose mospërputhje të pllakave), që
struktura e murit është e përshtatshme për montimin e produktit dhe që nuk
paraqet asnjë pikë të dobët.
• Të gjitha punët duhet të bëhen vetëm në një gjendje pa ushqim me tension.
• Për montimin lejohet që të përdoret vetëm material i standardizuar.
• Të gjithë komponentët duhet të jenë të arritshëm.
• Në afërsi nuk duhet të ndodhen materiale që ndizen lehtë.
Trafo
Njësia e ushqimit duhet të instalohet në një kuti shkarkimi > Ø 60 mm (versioni i
thellë).Kjo kuti shkarkimi lidhet me zonën e instalimit për iBox Control përmes
një tubi bosh EN 20.
Furnizimi me tension 12 V DC SELV duhet që të kryhet vetëm nëpërmjet
transformatorit të dërguar të llojit 30335810. Transformatori duhet të instalohet
jashtë zonës 0, 1 dhe 2, në një kuti shpërndarëse, nën murore, të ndërtuar dhe
me mbrojtje kundër goditjes elektrike.
Lidhja e tensionit të rrjetit prej 100 - 240 V AC 50 - 60 Hz duhet të kryhet
përmes një pajisjeje ndarëse (çelës automat), si dhe përmes një pajisjeje
mbrojtëse nga rrjedhja e rrymës (RCD / FI) me një rrymë të përcaktuar
diferenciale ≤ 30 mA.
Çdo përdorim tjetër ose që shkon përtej këtij qëllimi specifik do të konsiderohet si
në kundërshtim me përcaktimet. Rreziku merret përsipër vetëm nga përdoruesi. Në
përdorimin sipas përcaktimit llogaritet gjithashtu edhe veprimi në përputhje me
udhëzuesin e përdorimit/montimit, si dhe ndjekja e përshkrimeve për pastrimi dhe
riparimin. Prodhuesi/shitësi i këtij produkti nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për
lëndime ose dëmtime, të cilat lindin si pasojë e montimit të gabuar/përdorimit të
gabuar.
Të dhëna teknike
Trafo 30335810 (shikoni etiketën e modelit)
Ventili magnetik DN9 (shikoni etiketën e modelit)
Riparimi
Vetëm nga stafi teknik i Hansgrohe ose nga personat ose firmat e autorizuara nga
Hansgrohe.
Dezinfektim Termik
Dezinfektimi termal në përputhje me fletën e punës DVGW W 551 (≥ 70°C /
> 3 min) mund të kryhet vetëm nga personel i trajnuar.
Gjatë procesit të larjes me ujë të nxehtë, të gjitha funksionet e sigurisë të
mbrojtjes nga përvëlimi janë të çaktivizuara. Shfaqen temperatura uji më të
mëdha se 49°C, përveç kësaj sipërfaqet mund të nxehen. Evitoni patjetër
kontaktim me ujit dhe sipërfaqet, pasi ekziston rreziku i lëndimit.
Aktivizimi i funksionit:
• Shtypni butonin rrotullues për 10 sekonda..
• Në fund, shtypni katër njëri pas tjetrit butonat: spërkatësja e dorës/spërkatësja
e dorës/temperatura/play.
• Tani niset një numërim drejt fundit, në 0 shfaqet një pikëçuditje pulsuese dhe
tregohet temperatura aktuale REALE.
Funksioni ndërpritet menjëherë kur shtypet ndonjë buton.
Për dezinfektimin termik sistemi përcakton brenda 150 s, nëse temperatura e ujit
është > 60°C. Nëse nuk është kështu, procesi ndërpritet. Pas procesit të fundit
duhet që sistemi të jetë për 2 minuta në gjendje qetësie, përndryshe dezinfektimi
termik nuk është i mundur.
Hedhja e baterive-mbetje dhe e pajisjeve të
vjetra elektrike dhe elektronike
(gjen zbatim në
Bashkimin Evropian dhe në shtete të tjera evropiane me
sisteme të diferencuara grumbullimi).
Ky simbol mbi bateri, produkt apo paketim tregon se bateria apo produkti nuk
administrohet si mbetje shtëpiake. Duke u siguruar që bateria apo produkti të
hidhen në formën e duhur, ju ndihmoni në parandalimin e pasojave të mundshme
negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Riciklimi i materialeve ndihmon në
ruajtjen e burimeve natyrore. Për t'u siguruar që bateria apo produkti të
administrohet siç duhet, dorëzojeni produkti në fund të ciklit jetik në pikën
përkatëse të grumbullimit për riciklimin e baterive dhe të pajisjeve elektrike e
elektronike. Për më shumë informacion të detajuar rreth riciklimit të këtij produkti
apo baterie, jeni të lutur të kontaktoni zyrën tuaj të shërbimit qytetar, shërbimin tuaj
të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku e keni blerë produktin.
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid acetik.
Përmasat
(shih faqen 43)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 37)
Pjesët e servisit
(shih faqen 44)
Shembuj të montimit
(shih faqen 36)
Përdorimi
(shih faqen 38)
• Në rastin e temperaturës që tregohet në monitor kemi të bëjmë me
"temperaturën që duhet", ajo mund të ndryshojë shumë pak nga temperatura
faktike e ujit te konsumatori.
• Për të përdorur të gjithë gamën e funksionit, është e domosdoshme që të jetë
instaluar hansgrohe home App.
Çmontimi
(shih faqen 35)
Pastrimi
(shih faqen 43
i
Demtim
Shkaku
Ndihme
Mesazh gabimi "F00"
- Gabim komunikimi CAN
- Kontrolloni kabllot dhe konektorët ndërmjet iBox Control dhe RainPad, shkëputeni
sistemin nga furnizimi me tension dhe pas rreth 10s vendoseni përsëri furnizimin me
tension
Mesazh gabimi "F98"
- temperatura e ujët të përzier > 45°C, p.sh. për
shkak të mungesës së ujit të ftohtë
- prisni deri sa sistemi të jetë ftohur, kjo mund të zgjasë disa minuta, më pas bëni një
reset të rrjetit / ri-start, nëse kjo gjë nuk është e suksesshme, ju lutemi kontaktoni
servisin Hansgrohe.
Mesazh gabimi "F99"
- temperatura paraprake është shumë e vogël
- Rrisni temperaturën paraprake, nëse kjo gjë nuk është e suksesshme, kontaktoni ju
lutemi servisin Hansgrohe