6 Shqip
Udhë
zime
t e sig
urisë
Udhëzimet e sigurisë
Mos derdhni ujë në pjesën e poshtme të furrës kur është e nxehtë. Përndryshe mund të
dëmtoni sipërfaqen e emaluar.
Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
Mos e mbuloni pjesën e poshtme të furrës me letër alumini dhe mos i vendosni tava pjekjeje
apo tepsi përsipër. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, çka mund të shkaktojë dëmtimin e
sipërfaqeve të emaluara dhe rezultate të dobëta në gatim.
Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat mund të mos hiqen.
Kur gatuani kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
Mos vendosni enë gatimi mbi derën e hapur të furrës.
Mbajini fëmijët larg derës gjatë hapjes ose mbylljes së saj, pasi mund të përplasen me derën
ose mund të kapin gishtat.
Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni objekte të rënda mbi derë.
Mos e hapni derën duke ushtruar forcë të tepërt të panevojshme.
PARALAJMËRIM
: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, edhe pasi të ketë mbaruar
procesi i gatimit.
PARALAJMËRIM
: Mos e lini derën hapur ndërkohë që po gatuani në furrë.
Eliminimi i duhur i këtij produkti
(pajisje elektrike dhe elektronike për t'u flakur)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë,
tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh.
ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me
mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për
të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit
njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi
ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini
ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku
e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi
se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt
mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të
kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe
pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina
të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion rreth zotimeve mjedisore të "Samsung" dhe detyrimeve rregullatore specifike
për produktin, p.sh. REACH, WEEE, bateritë, vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/
samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
Funksioni automatik i kursimit të energjisë
•
Kur pajisja është në punë, nëse nuk jepni asnjë komandë për njëfarë kohe, do të ndalojë
dhe do të kalojë në gjendje pritjeje.
•
Drita: Gjatë procesit të gatimit, mund ta fikni llambën e furrës duke shtypur butonin e
dritës së furrës. Për kursim të energjisë, drita e furrës do të fiket pak minuta pas fillimit të
programit të gatimit.
NV68R5520CB_OL_DG68-00995C-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 6
2019-07-18 11:54:48