32 Shqip
Mir
ëmbajtja
Mirëmbajtja
Pastrim
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.
Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo leckë të ashpër, fije
metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.
Pjesa e brendshme e furrës
•
Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një solucion
delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•
Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
•
Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues standardë
furre.
•
Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
Pjesa e jashtme e furrës
Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin,
përdorni një leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun
dhe thajini me letër kuzhine ose peshqir të thatë.
Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të ajrit të
nxehtë që del nga brenda furrës. Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo përdorimi.
Aksesorët
Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar
papastërtitë e forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth 30 min
përpara larjes.
•
Bëni kujdes kur të hapni derën para përfundimit të procesit të pastrimit me avull; uji në
fund është i nxehtë.
•
Mos e lini ujin e mbetur në furrë për njëfarë kohe, për shembull, gjatë gjithë natës.
•
Hapni derën e furrës dhe hiqeni ujin e mbetur me anë të një sfungjeri.
•
Me anë të një detergjenti dhe me sfungjer të njomë, me furçë të butë ose pastrues najloni,
pastroni pjesën e brendshme të furrës. Njollat e forta mund të hiqen me tel enësh najloni.
•
Njollat e ngjitura mund të hiqen me një cohë të njomë me uthull.
•
Pastrojeni me ujë të pastër dhe thajeni me cohë të butë (mos harroni të pastroni poshtë
gominës së derës së furrës).
•
Nëse furra është ndotur shumë, procedura mund të përsëritet pasi të jetë ftohur furra.
•
Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur,
rekomandohet që të vendosni detergjent në pjesën e ndotur para se të aktivizoni
funksionin e pastrimit të furrës.
•
Pasi ta pastroni, lëreni derën e furrës 15° të hapur për të tharë plotësisht sipërfaqen e
brendshme të emaluar.
Tharje e shpejtë
1.
Lëreni derën e furrës të hapur deri sa të krijojë një kënd afërsisht 30°.
2.
Shtypni butonin
Zgjedhja e ndarjes
për modalitetin e pandarë.
3.
Shtypni butonin
Zgjedhja e modalitetit të gatimit
.
4.
Shtypni butonin
Komandimi i kohës/Temperaturës
për konveksion.
5.
Caktoni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe temperaturën në 50 °C.
6.
Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.
PARALAJMËRIM
Mos përdorni pastrues me presion të lartë uji ose pastrues me presion avulli për të pastruar
furrën.
NV68R5520CB_OL_DG68-00995C-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 32
2019-07-18 11:54:59