Shqip - 34
zgjidhja e problemeve
SI TË VEPRONI KUR JENI NË DYSHIM OSE KUR KENI NJË PROBLEM
Nëse ju dalin ndonjë nga problemet e radhitura më poshtë, provoni zgjidhjet e
dhëna.
Kjo është normale.
•
Kondensim brenda në furrë.
• Qarkullim ajri rreth derës dhe kasës së jashtme.
• Reflektim i dritës rreth derës dhe kasës së jashtme.
• Dalje e avullit nga pjesa rreth derës ose nga vrimat e ajrosjes.
Furra nuk ndizet kur shtypni butonin ( ).
•
A është mbyllur plotësisht dera?
Ushqimi nuk është pjekur aspak.
•
A e keni vënë siç duhet kohëmatësin dhe/ose a e keni shtypur ( ) butonin?
• A është mbyllur dera?
• A e keni mbingarkuar qarkun elektrik dhe a keni shkaktuar shpërthim të
siguresës ose qark të shkurtër?
Ushqimi ose është i mbipjekur ose i papjekur mirë.
•
A është vendosur siç duhet kohëzgjatja e gatimit sipas llojit të ushqimit?
• A është zgjedhur niveli i duhur i fuqisë?
Brenda në furrë shfaqen shkëndija dhe krisje (hark).
•
A keni përdorur enë me zbukurime metalike?
• A keni lënë pirun ose enë të tjera metalike brenda në furrë?
• A është letra e aluminit shumë pranë mureve të brendshme?
Llamba nuk funksionon.
• Për arsye sigurie llambën nuk duhet ta zëvendësoni vetë. Kontaktoni kujdesin
më të afërt për klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë një inxhinier të
kualifikuar për të zëvendësuar llambën.
Furra krijon interferencë me radion ose televizorin.
•
Kur furra është në përdorim, mund të vihet re një interferencë e lehtë te televizori
ose te radioja. Kjo është normale. Për të zgjidhur këtë problem, instalojeni furrën
larg televizorit, radios dhe antenave.
•
Nëse interferenca diktohet nga mikroprocesori i furrës, ekrani mund të
rivendoset. Për të zgjidhur këtë problem, hiqeni spinën e energjisë dhe vendoseni
përsëri. Rivendosni orën.
Tymi dhe era e keqe gjatë funksionimit fillestar.
•
Është një situatë e përkohshme për shkak të ngrohjes së elementeve të reja.
Tymi dhe era do të zhduken tërësisht pas 10 minutash pune.
Për ta larguar erën më shpejt, vijeni furrën e mikrovalëve në punë duke vënë
koncentrat apo lëng limoni në dollap.
Nëse udhëzimet e mësipërme nuk mundësojnë zgjidhjen e problemit,
kontaktoni qendrën vendase të shërbimit për klientin të SAMSUNG.
Ju lutemi lexoni informacionin e mëposhtëm;
• Modeli dhe numrat e serisë janë të vendosura në pjesën e pasme të furrës
• Hollësitë mbi garancinë
• Një përshkrimi i qartë i problemit
Më pas kontaktoni shitësin tuaj lokal ose shërbimin pas shitjes të SAMSUNG.
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 34
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 34
6/7/2022 12:54:00 PM
6/7/2022 12:54:00 PM