Shqip - 7
01
UDHËZIMET E SIGURISË
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e
alkoolit mund të bien në kontakt me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes
kur ngrohni ushqime ose pije që përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni
derën, mbajini fëmijët larg.
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e
zierjes; bëni gjithnjë kujdes kur t’i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të
rrinë së paku 20 sekonda përpara se t’i merrni në dorë. Nëse është nevoja,
përziejini gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1.
Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2.
Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3.
Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë
menjëherë pas gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e
vajit nuk mund të kontrollohet. Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të
vajrave të nxehta.
Masat e kujdesit për furra me mikrovalë
Përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalë. Mos përdorni enë
metalike, servise me dekorime ari apo argjendi, heje etj.
Hiqni lidhëset me tela të përdredhur. Mund të shkaktohen harqe elektrike.
Mos e përdorni furrën për të tharë letra ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtra për sasi të vogla ushqimi, për të shmangur
mbinxehjen ose djegien.
Mbajeni kordonin dhe spinën elektrike larg burimeve të ujit dhe të
nxehtësisë.
Për të evituar rrezikun e shpërthimit, mos i ngrohni me lëvozhgë vezët, të
ziera ose të paziera. Mos i ngrohni enët e izoluara në vakuum ose pa ajër,
frutat e thata, domatet etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër. Ky përbën rrezik zjarri.
Furra gjithashtu mund të mbinxehet dhe të fiket automatikisht dhe do të
mbetet e tillë derisa të ftohet mjaftueshëm.
Përdorni gjithnjë doreza furre kur hiqni enët.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë mbaruar nxehja dhe
lëreni lëngun të qëndrojë për 20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur
vlimin shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni derën, për të
shmangur djegien nga ajri ose avulli i nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën kur është bosh. Furra do të fiket automatikisht për
30 minuta për arsye sigurie. Rekomandojmë të vendosni gjithnjë një gotë
me ujë brenda furrës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se furra
ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën sipas distancave që përcakton manuali. (Instalimi i furrës
me mikrovalë.)
Bëni kujdes kur lidhni pajisje të tjera elektrike te prizat pranë furrës.
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 7
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 7
6/7/2022 12:53:53 PM
6/7/2022 12:53:53 PM