Shqip - 9
02
INS
TALIMI
Eliminimi i duhur i këtij produkti
(pajisje elektrike dhe elektronike për t’u flakur)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose
literaturë, tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike
shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet
të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në
fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm
të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga
hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto
pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në
mënyrë të përgjegjshme për të promovuar ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin
me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit
vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë
këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e
tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së
blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike
nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për
eliminim.
Për informacion rreth zotimeve mjedisore të “Samsung” dhe detyrimeve
rregullatore specifike për produktin, p.sh. REACH, WEEE, bateritë, vizitoni:
www.samsung.com/uk/aboutsamsung/sustainability/environment/our-
commitment/data/
instalimi
PJESËT SHTESË
Në varësi të modelit që keni blerë, ju jepen disa pjesë shtesë të cilat mund
të përdoren në një sërë mënyrash.
1. Unaza e rrotullimit
që duhet vendosur në qendër
të furrës.
Qëllimi:
Unaza rrotulluese mban pjatën
rrotulluese.
2. Pjata rrotulluese
që duhet vendosur në unazën
rrotulluese me pjesë qendrore të puthitur me
bashkuesin.
Qëllimi:
Pjata rrotulluese shërben si sipërfaqja
kryesore e gatimit; ajo mund të hiqet lehtësisht për t'u
pastruar.
3. Skara,
duhet vendosur mbi pjatën rrotulluese.
Qëllimi:
Skara metalike mund të përdoret për
pjekje dhe për gatim të kombinuar.
4. Pjata e ashpër,
shikoni faqet 20-21.
(vetëm modelet MG23F301TC*, MG23F301TJ*,
MG23F302TC*, MG23F302TJ*)
Qëllimi:
Pjata e ashpër përdoret për të skuqur
më mirë ushqimin në regjimet e gatimit me kombinim të
mikrovalëve ose të skarës. Ndihmon në mbajtjen të thatë të
brumit të picës dhe të ëmbëlsirave.
MOS
e vini në punë furrën me mikrovalë pa unazën rrotulluese dhe
pjatën rrotulluese.
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 9
MG23F301TAK_OL_DE68-04178G-05_SQ.indd 9
6/7/2022 12:53:53 PM
6/7/2022 12:53:53 PM