AL
116
SHËNIME TË RËNDËSISHME:
• Siguresa termike e mbrojtjes së kompresorit mund të ndalet pas shkëputjes së
papritur të energjisë ose pas heqjes së spinës, pasi qe gazi në sistemin e ftohjes
nuk është stabilizuar ende. Frigoriferi do të punoj pas 4 ose 5 minutash, pa asnjë
problem.
• Pikat e ujit ose akulli mund të shfaqet në sipërfaqen e pasme të frigoriferit për shkak
të punës të kompresorit në intervale të specifi kuara. Kjo është normale. Nuk ka
nevojë të kryeni veprimin e shkrirjes, nëse ka pak akull.
• Nëse nuk do ta përdorni frigoriferin për një kohë të gjatë (p.sh. për pushimet verore),
vendoseni termostatin në pozicionin “ ”. Pas shkrirjes, pastroni frigoriferin dhe lëreni
derën të hapur për të parandaluar lagështinë dhe erën.
• Nëse kini probleme përkundër ndjekjes së të gjitha udhëzimeve të dhëna më sipër, ju
lutemi këshillohuni me shërbimin e autorizuar më të afërt.
• Pajisja që keni blerë është e projektuar për përdorimin e llojit familjar dhe mund të
përdoret vetëm në shtëpi dhe për qëllimin e përcaktuar. Ajo nuk është e përshtatshme
për përdorim tregtar ose të përgjithshëm. Nëse klienti e përdor pajisjen jo në përputhje
veçoritë e saja, theksojmë se prodhuesi dhe shitësi nuk do të bartin përgjegjësi për
asnjë defekt brenda periudhës së garancisë.
• Jetëgjatësia e pajisjes e cilësuar dhe e deklaruar nga Ministria e Industrisë (periudha
për ruajtjen e pjesëve të duhura për funksionimin e përshtatshëm të pajisjes) është
10 vjet.
Këshilla për kursim të energjisë elektrike
1. Instalojeni pajisjen në një vend të ftohtë, të ajrosur mirë, por jo nën dritën direkte të
diellit dhe jo pranë një burimi nxehtësie (radiator, shporet etj.).Në të kundërtën duhet
të përdorni pllakë izolimi.
2. Lerini ushqimet dhe pijet e ngrohta të ftohen jashtë pajisjes, pastaj për ruajtje vendosni
në frigorifer.
3. Kur i shkrini ushqimet e ngrira, vendosni ato në pjesën e frigoriferit. Temperatura e
ulët e ushqimeve të ngrira do të ndihmojë në freskimin e frigoriferit gjatë shkrirjes së
ushqimit. Kjo sjell kursim të energjisë. Në rast se ushqimet e ngrira nxirren jashtë, kjo
sjellë një humbje të energjisë.
4. Kur vendosni pije dhe ushqime të lëngshme, ato duhet të mbulohen me kapak . Në të
kundërtën do ketë rritje të lagështisë në pajisje. Për këtë arsye, koha e funksionimit
për ftohje do të jetë më e gjatë. Mbulimi i pijeve dhe ushqimeve të lëngshme ndihmon
edhe në ruajtjen e erës dhe shijes së tyre.
5. Kur vendosni ushqime dhe pije, hapeni derën e pajisjes për një kohë sa më të shkurtër.
6. Mbajini të mbyllur kapakët e çdo ndarjeje të pajisjes me temperatura të ndryshme në
pajisje (pjesën për pemë dhe perime të freskëta, ftohësin, etj.).
7. Goma e derës duhet të jetë e pastër dhe elastike. Nëse është e dëmtuar, të njejtën
duhet zëvendësuar.
EVITIMI I PAREGULLËSIVE PARA THIRRJES SË SHËRBIMIT TË AUTORIZUAR
Summary of Contents for RBE 27ETC61 FV
Page 147: ...52276944 ...