AL
114
EVITIMI I PAREGULLËSIVE PARA THIRRJES SË SHËRBIMIT TË AUTORIZUAR
Nëse frigoriferi juaj nuk punon:
Kontrolloni:
• A ka ndonjë defekt elektrik?
• A është vendosur mirë spina në prizë?
• A është djegur siguresa e prizës ku keni vënë prizën, apo siguresa kryesore?
• A është termostati në pozicionin “•”
• A ka ndonjë defekt në prizën elektrike? Kontrolloni këtë gjë duke e vënë frigoriferin në
një prizë elektrike që jeni të sigurt që punon.
Nëse frigoriferi nuk ftoh mjaftueshëm:
Kontrolloni:
• Termostati a është në pozicionin “1”?
• Dera e frigoriferit a hapet shpesh dhe lihet e hapur për një kohë të gjatë?
• Dera e frigoriferit a është mbyllur mirë?
• Mos keni vendosur pjatë ose ushqim në frigorifer që është në kontakt me murin e
pasëm të frigoriferit dhe parandalon qarkullimin e ajrit?
• Frigoriferi a është i stërmbushur?
• A ka distancë të përshtatshme mes frigoriferit dhe mureve të pasme dhe anësore?
• Temperatura e ambientit a është mes vlerave të specifi kuara në manualin e
përdorimit?
Nëse ushqimet në raftet e frigoriferit janë ftohur shumë:
Kontrolloni:
• Rregullimi i temperaturës a është mirë? (Çelësi i termostatit është në pozicionin “5”)
• A keni vendosur shumë gjëra ushqimore në fund në ndarjen e ngrirësit? Nëse po,
frigoriferi mund të ftohë shumë ushqimet në ndarjen e frigoriferit, pasi do të punojë
më shumë për të ftohur këto ushqime.
Nëse frigoriferi punon me shumë zhurmë
Për të ruajtur nivelin e përcaktuar të ftohjes, kompresori mund të aktivizohet herë pas here.
Zhurma e frigoriferit në këtë periudhë është normale dhe e përshtatshme për funksionin e tij.
Kur të arrihet niveli i duhur i ftohjes, zhurma do të ulët automatikisht. Nëse zhurma
vazhdon kontrolloni nëse:
• Pajisja juaj a është vendosur në mënyrë stabile? A janë të rregulluara në mënyrë
stabile këmbët e frigoriferit?
• A ka ndonjë gjë pas frigoriferit?
• A kanë dridhje raftet ose pjatat në rafte? Vendosni raftet ose pjatat në mënyrë të drejt.
• Elementet e vendosura në frigorifer a kanë dridhje?
Summary of Contents for RBE 27ETC61 FV
Page 147: ...52276944 ...