Shqip 5
Udhë
zime
t e sig
urisë
KUJDES
Mos e futni lidhni furrën me korrentin nëse është dëmtuar gjatë transportimit.
Pajisja duhet të lidhet me rrjetin elektrik vetëm nga një elektricist i licencuar.
Mos u përpiqni ta vini në punë pajisjen në rast defekti apo dëmtimi.
Riparimet duhet të kryhen vetëm nga tekniku i licencuar. Riparimi i gabuar mund të përbëjë
rrezik të madh për ju dhe për të tjerët. Nëse furra ka nevojë për riparim, kontaktoni një qendër
shërbimi "SAMSUNG" ose shitësin tuaj.
Spinat dhe kabllot elektrike nuk duhen lejuar të prekin furrën.
Furra duhet të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një automati ose sigurese të miratuar. Mos
përdorni kurrë përshtatës shumëprizësh ose zgjatues.
Furnizimi me energji duhet të ndërpritet gjatë riparimit ose pastrimit të pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjet elektrike te prizat që ndodhen pranë furrës.
Nëse pajisja ka funksion gatimi me avull, mos e vini në përdorim nëse kaseta e furnizimit me
ujë është e dëmtuar. (Vetëm modeli me funksion avulli)
Nëse kaseta është e krisur ose e thyer, mos e përdorni dhe kontaktoni qendrën më të afërt të
shërbimit. (Vetëm modeli me funksion avulli)
Furra është krijuar vetëm për gatimin e ushqimeve të shtëpisë.
Gjatë përdorimit, sipërfaqja e brendshme e furrës nxehet aq sa mund të shkaktojë djegie. Mos
i prekni elementet ngrohëse ose sipërfaqen e brendshme të furrës derisa të ftohen.
Mos vendosni kurrë materiale të ndezshme brenda në furrë.
Sipërfaqet e furrës nxehen kur pajisja përdoret në temperaturë të lartë për periudhë të gjatë.
Gjatë gatimit, bëni kujdes kur hapni derën e furrës, pasi mund të dalë ajër i nxehtë ose avull
në mënyrë të vrullshme.
Kur gatuani ushqime që përmbajnë alkool, ky i fundit mund të avullojë për shkak të
temperaturave të larta dhe avulli mund të marrë flakë nëse bie në kontakt me ndonjë pjesë të
nxehtë të furrës.
Për sigurinë tuaj, mos përdorni pastrues me ujë me presion të lartë ose me avull me presion.
Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.
Ushqimet e ngrira, si picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e
pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve të mëdha të temperaturës.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet mbikëqyrur. Proceset
afatshkurtrat të gatimit duhen mbikëqyrur vazhdimisht.
Dera ose sipërfaqja e jashtme mund të nxehet kur pajisja
është vënë në punë.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të jetë e lartë
kur pajisja është vënë në punë. Sipërfaqet mund të nxehen
gjatë përdorimit.
Futni skarën me tela në vend
me pjesët e dala (tapa në të dyja
anët) për përpara, në mënyrë
që skara me tela të mbështesë
pozicionin e qëndrimit për sasi
të mëdha ushqimi.
NV68R5520CB_OL_DG68-00995C-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 5
2019-07-18 11:54:48