69
SQ
rripat e sigurisë të shtrënguar dhe rregulluar mirë.
SUGJERIME PËR PËRDORIMIN
• Mos e ngrini dhe mos e bartni karrigen e lartë ndërkohë që
foshnja është e ulur në të.
• Mos e lini fëmijën ose kafshët shtëpiake të luajnë pranë
produktit ose të hipin mbi të pa u mbikëqyrur.
• Montimi, çmontimi dhe përshtatja duhet të kryhen vetëm
nga të rriturit. Sigurohuni që kushdo që e përdor produktin
(p.sh. Dadoja, gjyshërit, etj.) janë të informuar për mënyrën e
duhur të përdorimit të këtij produkti.
• Mos e hapni, mbyllni ose çmontoni produktin ndërkohë që
foshnja është e ulur në të.
• Në çdo rast, tregoni kujdes të veçantë kur kryeni këto
veprimi ndërsa fëmija është afër.
• Tregohuni të kujdesshëm sidomos kur përshtatni
ndenjësen dhe tabakanë gjatë kohës kur fëmija rri ulur në
karrigen e lartë.
• Kur produkti nuk përdoret, duhet të mbahet larg fëmijëve.
Produkti nuk duhet të përdoret si lodër! Mos e lini fëmijën të
luajë me të.
• Në rast të një ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve të diellit,
lërëni produktin të ftohet para se ta përdorni.
• Mos e përdorni karrigen e lartë pa veshjen prej rrobe. Kjo
veshje nuk mund të zëvendësohet me veshje tjetër, sepse
është pjesë përbërëse e këtij produkti, përveç nëse është
miratuar nga prodhuesi.
• Mos varni pesha apo çanta në karrige, sepse këto mund t’ia
prishin ekuilibrin.
• Mos e tejngarkoni karrigen me aksesorë të tjerë përveç
atyre që janë miratuar nga kompania “L’Inglesina Baby”:
pesha e tepërt mund ta bëjë produktin të paqëndrueshëm
ose ta thyejë atë.
• Mos e përdorni karrigen si shkallare ose shkallë për t’u
ngjitur lart apo për të arritur në vende të larta.
• Mos i lini të rriturit ose fëmijët më të rritur të ulen në
karrigen e lartë.
• Mos i hiqni etiketat e ngjitura dhe të qepura. Heqja e këtyre
etiketave mund të bëjë që produkti të mos jetë në pajtim me
ligjin.
• Inspektojeni rregullisht produktin dhe të gjithë përbërësit
e tij për të zbuluar nëse ka ndonjë dëmtim dhe/ose shenjë
çarjeje apo amortizimi, shqepje ose grisje dhe për të siguruar
funksionalitet të përkryer të produktit gjatë gjithë kohës.
Në rast se produkti ka probleme dhe/ose avari të çfarëdo
lloji, mos e përdorni produktin. Në këtë rast, kontaktoni
menjëherë me shitësin e autorizuar ose me shërbimin e
kujdesit për klientë të kompanisë “L’Inglesina”.
• Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk
shoqërojnë produktin dhe/ose , në ndonjë rast, që prodhuesi
nuk i ka miratuar për këtë produkt.
KUSHTET E GARANCISË
• Inglesina Baby S.p.A. garanton se çdo artikull është
projektuar dhe prodhuar në përputhje me cilësinë e
përgjithshme të produktit dhe standardet/rregullat e
sigurisë në fuqi në Bashkimin Evropian dhe në shtetet në të
cilat tregtohet.
• Inglesina Baby S.p.A. garanton se gjatë dhe pas procesit
të prodhimit, çdo produkt i është nënshtruar kontrolleve të
ndryshme të cilësisë. Inglesina Baby S.p.A. garanton se, në
kohën e blerjes nga shitësi i autorizuar, çdo produkt nuk ka
asnjë defekt instalimi dhe prodhimi.
• Kjo garanci nuk i zhvlerëson të drejtat që i njihen klientit
nga legjislacioni kombëtar i zbatueshëm të cilat mund të
ndryshojnë sipas shtetit në të cilin është blerë produkti dhe
masat e të cilave, në rast të një mospërputhjeje, dalin sipër
garancisë këtu.
• Në rast të defekteve në material ose prodhim të gjetura në
momentin e blerjes ose gjatë përdorimit normal, siç tregohet
në manualin përkatës të udhëzimeve, Inglesina Baby S.p.A.
jep një garanci vijuese 24-mujore nga data e blerjes.
• Garancia është e vlefshme vetëm në shtetin ku është blerë
produkti dhe nëse është blerë nga një shitës i autorizuar.
• Garancia është e vlefshme për pronarin e parë të produktit
të blerë.
• Garancia mbulon zëvendësimin ose riparimin falas të
pjesëve me defekte fabrike. Inglesina Baby S.p.A. ushtron
të drejtën të vendosë vetë nëse duhet të zbatojë garancinë
përmes riparimit ose këmbimit të produktit.
• Për të zbatuar garancinë, duhet të paraqitet numri i serisë
së produktit, së bashku me një kopje të faturës të dhënë në
momentin e blerjes së produktit, duke u siguruar që data e
blerjes të tregohet në një formular të lexueshëm qartë.
• Kjo garanci do të bëhet e pavlefshme automatikisht në rast
se:
- produkti përdoret për qëllime që nuk janë treguar
shprehimisht në manualin përkatës të udhëzimeve.
- produkti nuk është përdorur sipas manualit përkatës të
udhëzimeve.
- produkti është riparuar nga qendra të paautorizuara dhe
jozyrtare për kujdesin ndaj klientit.
- pjesa strukturore ose tekstile e produktit është
modifikuar dhe/ose ngacmuar, pa autorizimin e dhënë
shprehimisht nga prodhuesi. Çfarëdo modifikimi i
bërë në produkte e liron Inglesina Baby S.p.A. nga çdo
përgjegjësi.
- defekti ka ndodhur për shkak të neglizhencës ose
pakujdesisë (p.sh. goditje të forta në pjesët strukturore,
ekspozim ndaj substancave kimike agresive, etj.).
- produkti ka amortizim normal (p.sh. rrotat, pjesët
lëvizëse, copa) për shkak të përdorimit për kohë të gjatë
dhe të vazhdueshëm.
- produkti është dëmtuar, qoftë aksidentalisht, nga vetë
pronari ose nga palë të treta (për shembull kur është
dërguar si bagazh në avion ose duke përdorur mjete të
tjera).
- produkti i është dërguar shitësit për asistencë pa faturën
origjinale dhe/ose pa numrin e serisë ose kur data e
blerjes në faturë dhe/ose numri i serisë nuk janë të
lexueshëm qartë.
• Çdo dëmtim i shkaktuar nga përdorimi i aksesorëve që nuk
janë dhënë bashkë me produktin dhe/ose nuk janë aprovuar
nga Inglesina Baby, nuk do të mbulohet nga garancia.
• Inglesina Baby S.p.A. nuk do të mbajë përgjegjësi për
çfarëdo dëmtimi të shkaktuar pronave ose lëndimeve ndaj
personave që vijnë nga përdorimi i papërshtatshëm dhe/ose
keqpërdorimi i produktit.
• Pasi të ketë mbaruar periudha e garancisë, kompania
ofron shërbim për kujdesin ndaj klientit për konsideratën
për produktet e saj për një periudhë maksimale prej katër (4)
vjetësh nga data kur produktet në fjalë janë hedhur në treg;
pas kësaj periudhe, ndërhyrjet e asistencës do të vlerësohen
sipas rastit.
PJESËT E KËMBIMIT / SHËRBIMET PAS SHITJES
• Nëse ju duhet ndihmë për produktin tuaj, kontaktoni
menjëherë shitësin e pakicës të Inglesina që ju ka shitur
produktin duke pasur në dorë “numrin e serisë” të objektit në
fjalë.
• Është detyra e shitësit të pakicës që të kontaktojë Inglesina
për të llogaritur ndërhyrjen më të përshtatshme sipas çdo
rasti dhe pastaj të japë udhëzimet pasuese.
• Shërbimi i kujdesit ndaj klientit të Inglesina mund të japë
çfarëdo informacioni pas kërkesës me shkrim duke plotësuar
formularin që gjendet në faqen e internetit: www.inglesina.com
- pjesa Garancia dhe Asistenca.
Summary of Contents for My Time
Page 2: ......
Page 4: ...4 1 4 2 3 C B A A A1 ...
Page 5: ...5 10 9 7 8 5 6 B1 B1 C B B2 A2 B ...
Page 6: ...6 11 A3 13 12 OK NO NO ...
Page 7: ...7 20 17 18 19 14 15 16 A4 D D1 B1 B ...
Page 8: ...8 26 23 21 22 25 A1 B2 B 24 A4 A11 A6 A5 A7 ...
Page 9: ...9 28 29 27 A9 A4 A8 A10 ...
Page 90: ...90 note ...