70
SQ
LISTA E KOMPONENTËVE
fig. 1
A
Karrigia e lartë “My Time”
B
Tabakaja
C
Mbulesa e tabakasë
HAPJA
fig. 2
Qëndroni prapa karriges së lartë (
A
) dhe shtypni
njëkohësisht butonat (
A1
) në të djathtë dhe në të majtë,
mbajeni karrigen derisa të hapet dhe të kërcasë.
Kujdes! Përpara se ta përdorni këtë produkt, sigurohuni
që të jetë hapur plotësisht dhe të jetë bllokuar si duhet.
fig. 3
Kujdes: Karrigia e lartë nuk mund të përdoret
në këtë pozicion për të mbajtur fëmijën!
(Karrigia e lartë ka këtë konfigurim vetëm kur produkti
nxirret nga pakoja për herë të parë).
PËRSHTATJA E LARTËSISË
fig. 4
Për të kryer konfigurimin e parë për përdorim,
ngrijeni ndenjësen derisa të dëgjoni të dy kërcitje, që
tregojnë se karrigia është në lartësinë e duhur.
Karrigia e lartë është projektuar të ketë katër nivele të
ndryshme lartësie.
fig. 5
Për ta ngritur ndenjësen, mbajeni karrigen e
lartë dhe tërhiqeni ndenjësen lart: ajo do të pozicionohet
automatikisht.
fig. 6
Për ta ulur, shtypni njëkohësisht levat (
A2
) dhe
çojeni në pozicionin që dëshironi.
TABAKAJA
fig. 7
Për të montuar tabakanë (
B
) pozicionojeni atë
pranë mbështetëseve të bërrylit të karriges dhe përdorni
levën (
B1
), që ndodhet poshtë tabakasë, për ta shtyrë
tabakanë sa më përpara që të mundeni.
Kujdes! Gjithmonë kontrolloni nëse tabakaja është
montuar si duhet përpara përdorimit.
fig. 8
Përdorni levën (
B1
) për ta tërhequr tabakanë sa më
shumë që mundeni.
fig. 9
Tabakaja është e pajisur me një mbulesë (
C
) që
hiqet me lehtësi dhe që mund të lahet madje edhe në
pjatalarëse.
fig. 10
Në rast nevoje, tabakaja (
B
) mund të hiqet mënjanë
me lehtësi duke e lidhur me çengela tek të çarat (
B2
), të cilat
ndodhen poshtë këmbëve të prapme të karriges së lartë.
PJERRËSIA E NDENJËSES
Karrigia e lartë mund të konfigurohet në 3 pozicione të
ndryshme.
fig. 11
Tërhiqeni dorezën (
A3
) dhe përkuleni karrigen në
pozicionin që dëshironi.
RRIPAT E SIGURISË
fig. 12
Sigurohuni që rripat e sigurisë të jenë futur në
çengelat në lartësinë e supit ose pak më lart. Nëse pozicioni
nuk është i saktë, hiqni rripat nga çifti i parë i çengelave dhe
futni sërish në të dytin; përdorni gjithmonë çengelat në të
njëjtën lartësi.
fig. 13
Sigurohuni që rripi i shpinës të jetë futur mirë në
fundet e atij të belit.
fig. 14
Shtrëngoni fundet e rripit me tokëzën e mesit.
fig. 15
Rripi i belit duhet të kalojë gjithmonë përmes
laqeve anësore (
A4
) dhe, kur përdoret, duhet të rregullohet
me qëllim që fëmija të sigurohet mirë.
fig. 16
Gjithmonë përdorni rripin e mesit të këmbëve së
bashku me atë të belit duke i rregulluar mirë të dy.
Kujdes! Mosndjekja e këtyre masave mund të bëjë që
fëmija të rrëzohet ose të dalë jashtë me rreziqe lëndimi
serioze.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËS
fig. 17
Mbajtësja e këmbëve (
D
) mund të përshtatet në
3 pozicione. Shtypni njëkohësisht të dy butonat (
D1
) dhe
lëvizeni për ta çuar në pozicionin që dëshironi.
fig. 18
Për ta ngritur mbështetësen, thjesht ngrijeni lart
UDHËZIME
SUGJERIME PËR PASTRIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E
PRODUKTIT
• Ky produkt kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
• Asnjëherë mos ushtroni forcë te mekanizmat ose pjesët
lëvizëse; nëse nuk jeni të sigurt, kontrolloni më parë
udhëzimet.
• Mos e lini produktin në se është akoma i njomë dhe mos e
lini në ambiente me lagështi pasi mund të formohet myk.
• Mbajeni produktin në një vend të thatë.
• Mbrojeni produktin nga agjentët atmosferikë, uji, shiu ose
bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe për kohë
të gjatë në dritën e diellit mund të shkaktojë ndryshime në
ngjyrën e shumë materialeve.
• Pastrojini pjesët plastike dhe metalike me një rrobë të
njomë ose me sapun të butë dhe ujë; mos përdorni tretës,
amoniak, benzinë apo klor. Mos përdorni materiale gërryese
për pastrim apo jastëkë të ashpër.
• Mbulesa e tabakasë mund të lahet në pjatalarëse.
• Tabakaja dhe mbulesa e tabakasë nuk duhet të futen në
furrën me mikrovalë. Ato mund të dëmtohen nga nxehtësia
e tepërt.
Mos i vini në furrën me mikrovalë.
• Thani me kujdes pjesët metalike pas çdo kontakti me ujin
për të parandaluar formimin e ndryshkut.
• Mbajini të pastra pjesët lëvizëse (mekanizmat e përshtatjes,
mekanizmat e kyçjes, rrotat...), pastrojini nga pluhuri dhe,
nëse është e nevojshme, vajitini pak.
SUGJERIME PËR PASTRIMIN E COPAVE TEKSTILE
• Mbulesa e ndenjëses dhe rripat duhet të lahen vetëm
në sipërfaqe. Pastrojini me një rrobë të njomë dhe me pak
sapun. Mos përdorni tretës, amoniak apo klor. Mos përdorni
materiale gërryese për pastrim apo jastëkë të ashpër.
• Ndiqni udhëzimet e larjes së copave që ndodhen në
etiketa.
Mos i lani në ujë
Mos përdorni klor
Mos i thani në tharëse
Shtrijini të thahen në hije
Mos i hekurosni
Mos i lani në pastrim kimik
Mos i thani në centrifugë
• Thajini copat tekstile komplet para se t’i përdorni ose t’i lini.
Summary of Contents for My Time
Page 2: ......
Page 4: ...4 1 4 2 3 C B A A A1 ...
Page 5: ...5 10 9 7 8 5 6 B1 B1 C B B2 A2 B ...
Page 6: ...6 11 A3 13 12 OK NO NO ...
Page 7: ...7 20 17 18 19 14 15 16 A4 D D1 B1 B ...
Page 8: ...8 26 23 21 22 25 A1 B2 B 24 A4 A11 A6 A5 A7 ...
Page 9: ...9 28 29 27 A9 A4 A8 A10 ...
Page 90: ...90 note ...