68
SQ
PËR T’IU REFERUAR NË TË
ARDHMEN. MOSNDJEKJA E KËTYRE
UDHËZIMEVE MUND TË VËRË NË
RREZIK SIGURINË E FËMIJËS SUAJ.
• SIGURIA E FËMIJËS SUAJ ËSHTË
PËRGJEGJËSIA JUAJ.
•
BËNI SHUMË KUJDES GJATË
PËRDORIMIT TË PRODUKTIT.
KUR E PËRDORNI SI DJEP TË SHTRIRË
(për fëmijët 0 muajsh)
• ME RËNDËSI! RUAJINI UDHËZIMET PËR T’IU REFERUAR NË
TË ARDHMEN.
• ASNJËHERË MOS E LINI FËMIJËN TË PAMBIKËQYRUR.
• MOS E PËRDORNI MË DJEPIN E PJERRËT PASI FËMIJA JUAJ
TË JETË NË GJENDJE TË QËNDROJË ULUR VETË.
• KY DJEP I PJERRËT NUK ËSHTË BËRË PËR PERIUDHA TË
GJATA GJUMI.
• ËSHTË E RREZIKSHME TA PËRDORNI KËTË DJEP TË PJERRËT
MBI SIPËRFAQE TË LARTË, P.SH. MBI TAVOLINË.
• GJITHMONË PËRDORNI SISTEMIN E SHTRËNGIMIT.
• KY PRODUKT ËSHTË BËRË PËR BEBET NGA LINDJA DERI NË
9 KG (RRETH 6 MUAJ).
• KY DJEP I PJERRËT NUK ZËVENDËSON KREVATIN E FËMIJËVE.
NËSE FËMIJA JUAJ KA NEVOJË PËR GJUMË, ATËHERË DUHET
TË VENDOSET NË NJË KREVAT TË PËRSHTATSHËM PËR FËMIJË.
• MOS E PËRDORNI DJEPIN E PJERRËT NËSE NDONJË PREJ
KOMPONENTËVE ËSHTË THYER, GRISUR OSE MUNGON.
KUR E PËRDORNI SI KARRIGE TË LARTË
(për fëmijët 6 muajsh)
• KJO KARRIGE E LARTË MUND TË PËRDORET PËR FOSHNJAT
QË MUND TË QËNDROJNË NË KËMBË VETË DHE QË JANË DERI
NË 36 MUAJSHE OSE PESHOJNË JO MË SHUMË SESA 15 KG.
• GJITHMONË PËRDORNI SISTEMIN E SHTRËNGIMIT.
• RREZIKU I RËNIES NGA KARRIGIA: MOS E LINI FËMIJËN TË
NGJITET NË KARRIGE.
• JINI TË VETËDIJSHËM PËR RREZIKUN QË VJEN NGA ZJARRET
E HAPURA DHE BURIMET E TJERA TË NXEHTËSISË INTENSIVE,
TË CILAT NDODHEN PRANË KARRIGES.
• JINI TË VETËDIJSHËM PËR RREZIKUN E ANIMIT TË KARRIGES
NË RASTET KUR FËMIJA KA MUNDËSI TË SHTYJË ME KËMBË
KARRIGEN APO NDONJË STRUKTURË TJETËR.
• PËRDORENI KARRIGEN E LARTË VETËM ATËHERË KUR
FËMIJA TË JETË NË GJENDJE TË QËNDROJË ULUR VETË, PA
NDIHMË.
• ASNJËHERË MOS E LINI FËMIJËN TË PAMBIKËQYRUR.
•
PËRDORENI PRODUKTIN VETËM KUR TË GJITHË
KOMPONENTËT TË JENË MONTUAR DHE PËRSHTATUR NË
MËNYRËN E DUHUR.
SIGURIA
• Për sigurinë e fëmijës suaj, hiqni dhe eliminoni të gjitha
qeset plastike dhe elementët që i përkasin paketimit para
se ta përdorni dhe, në çfarëdo rasti, mbajini larg nga të
sapolindur dhe nga fëmijët.
• Para se ta montoni, sigurohuni që produkti dhe të gjithë
komponentët e tij të mos jenë dëmtuar gjatë transportit.
Nëse janë dëmtuar, mos e përdorni produktin dhe mbajeni
larg fëmijëve.
• Mos e përdorni produktin nëse ndonjë pjesë e tij është
thyer, grisur apo mungon.
• Përpara përdorimit, sigurohuni që produkti të jetë i hapur
plotësisht dhe që të përdorni të gjitha pajisjet e kyçjes dhe të
sigurisë.
• Ky produkt duhet të përdoret për të akomoduar vetëm një
fëmijë.
• Mbikëqyreni fëmijën gjatë gjithë kohës kur ai/ajo është në
karrigen e lartë. Nëse keni nevojë të largoheni nga dhoma,
merreni fëmijën me vete.
• Mos e lini fëmijën të ngrihet në këmbë në karrigen e
lartë apo mbi tabaka. Fëmija duhet të qëndrojë i ulur dhe
veprimet e tij duhet të jenë të kufizuara si duhet në çdo kohë.
• Pozicionojeni karrigen në mënyrë të tillë që fëmija ta ketë
të pamundur të arrijë dritaret, muret, tavanet dhe tavanet
e varura dhe të mos ketë mundësi ta nxjerrë karrigen nga
ekuilibri duke e shtyrë me këmbë ose duke u varur te karrigia.
• Sigurohuni që produkti të vendoset në një pozicion kur
fëmija të mos ketë mundësi të shtyjë me këmbë tavolinën
apo ndonjë strukturë tjetër, meqenëse kjo mund të bëjë që
karrigia të rrëzohet.
• Për të shmangur lëndimet, sigurohuni që shpalosja dhe
palosja e produktit të kryhen pa praninë e fëmijës.
• Shmangni futjen e gishtave brenda mekanizmave.
• Përdoreni karrigen e lartë gjithmonë në një sipërfaqe të
sheshtë dhe të palëkundshme. Mos e poziciononi kurrë
pranë shkallëve apo shkallareve.
• Tapetat dhe qilimat që janë të butë ose me qime të gjata të
lirshme ku karrigia e lartë mund të zhyten janë një sipërfaqe
e papërshtatshme. Dyshemetë jo të sheshta mund të jenë
gjithashtu një sipërfaqe e papërshtatshme për karrigen e
lartë.
• Mos e përorni karrigen e lartë kur është e palosur: ky
pozicion është vetëm për ruajtje.
• Bëni kujdes nga rreziqet që lidhen me flakët e ndezura ose
burimet e tjera të nxehtësisë si radiatorët, oxhaqet e zjarrit,
sobat elektrike dhe ato me gaz, etj.: mos e lini produktin
pranë këtyre burimeve të nxehtësisë.
• Sigurohuni që të gjitha burimet e mundshme të rreziqeve
(p.sh. kabllot, telat elektrikë, etj.) të mbahen larg fëmijës.
• Kujdesuni të mos vendosni artikuj të vegjël, substanca
toksike, objekte të nxehta, tela elektrikë, etj., pranë karriges
së lartë, aty ku fëmija mund t’i arrijë, meqenëse këto mund të
shkaktojnë fëmijës mbytje, helmime ose lëndime të tjera.
• Asnjëherë mos e lini produktin me fëmijën brenda në
vende ku fëmija mund të përdorë litarë, perde ose objekte
të tjera për të hipur lart ose ku mund të shkaktohen rreziqe
mbytjeje ose varjeje.
• Mos vendosni në tabakanë e karriges ushqim që është aq i
nxehtë saqë mund t’ia djegë fëmijës lëkurën.
• Sigurohuni që:
- krahët, gishtat dhe këmbët e fëmijës suaj të mos jenë në
rrugën e pjesëve lëvizëse gjatë kryerjes së përshtatjes;
- krahët, gishtat dhe këmbët e fëmijës suaj të mos
ngatërrohen ose goditen kur karrigia pozicionohet
pranë tavolinës;
- tavolina të mos ketë të dala ose cepa të mprehtë, të cilët
mund ta lëndojnë foshnjën.
• Shmangni lëndimet nga pickimi. Mbajini duart dhe
këmbët e fëmijës larg shufrës së bërrylave të karriges dhe
asaj të ndërshalës gjatë sigurimit të tabakasë.
RRIPAT E SIGURISË
• Mbajeni fëmijën lidhur me rripat e sigurisë gjatë gjithë
kohës, pavarësisht nëse rri shtrirë apo ulur, dhe kurrë mos e
lini të pambikëqyrur.
• Fëmija duhet të jetë i siguruar në karrige gjatë gjithë
kohës duke përdorur rripat e sigurimit. Tabakaja nuk është
projektuar për ta mbajtur fëmijën në karrige dhe nuk
zëvendëson elementet e sigurisë. Rekomandohet që karrigia
e lartë të përdoret vetëm për fëmijët që janë në gjendje të
rrinë ulur, në pozicionin vertikal dhe pa ndihmën e të tjerëve.
• Për të mos e lejuar fëmijën të rrëzohet dhe/ose të
rrëshqasë me rreziqe serioze lëndimi, gjithmonë përdorni
Summary of Contents for My Time
Page 2: ......
Page 4: ...4 1 4 2 3 C B A A A1 ...
Page 5: ...5 10 9 7 8 5 6 B1 B1 C B B2 A2 B ...
Page 6: ...6 11 A3 13 12 OK NO NO ...
Page 7: ...7 20 17 18 19 14 15 16 A4 D D1 B1 B ...
Page 8: ...8 26 23 21 22 25 A1 B2 B 24 A4 A11 A6 A5 A7 ...
Page 9: ...9 28 29 27 A9 A4 A8 A10 ...
Page 90: ...90 note ...