209
3. PARAPËRGATITJA PËR NDEZJE
(Shikoni Fig. )
1. LIDHNI TUBIN E THITHJES (Shikoni Fig.
- )
Përdorni një tub të përforcuar ose tub me thurje
telash për të parandaluar çarjen. Meqë koha e vetë-
ushqyerjes është në përpjestim të drejtëpërdrejtë me
gjatësinë e tubit, rekomandohet përdorimi i një tubi të
shkurtër.
KUJDES
Gjithmonë përdorni një filtër për tubin
thithës. Zhavorri ose mbetjet që thithen
në pompë shkaktojnë dëmtim të rëndë të
helikës dhe trupin e pompës.
2. LIDHNI TUBIN E PRURJES (Shikoni Fig.
- )
Kur përdorni një tub rrobe, gjithmonë përdorni një
fashetë tubi për të parandaluar shkëputjen e tubit nga
presioni i lartë.
3. KONTROLLONI VAJIN E MOTORIT
(Shikoni Fig. - )
Para kontrollimit ose rimbushjes me vaj motori,
sigurohuni që motori të jetë vendosur mbi një sipërfaqe
të qëndrueshme, të niveluar dhe pa lëvizur.
■ Mos e vidhosni treguesin e vajit në filetën e vajit për
të kontrolluar nivelin e vajit. Nëse niveli i vajit është
i ulët, rimbusheni deri në nivelin e sipërm me vajin
e rekomanduar në vijim.
■ Përdorni vaj detergjent automjeti me 4 cikle për
klasën SE të shërbimit API ose shkallë më të lartë
(rekomandohet SG, SH ose SJ).
■ Zgjidhni viskozitetin në bazë të temperaturës së
ajrit në kohën e përdorimit siç tregohet në tabelë.
(Shikoni te Fig. - )
Shpjegimi i Fig. -
Tregues vaji
Niveli i sipërm
Niveli i poshtëm
Modeli
Kapaciteti i vajit
EW2050H
EW3050H
EW2051H
EW3051H
0,6 L
4. KONTROLLONI KARBURANTIN (Shikoni
Fig. - )
PARALAJMËRIM
■
Mos e rimbushni me karburant kur pini
duhan, në afërsi të një flake të hapur ose
rreziqeve të mundshme për zjarrndezje. Në
të kundërt mund të ndodhë aksident zjarri.
■
Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj
para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund
të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit
(benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga
trupi duke prekur me dorë pjesët metalike
të njësisë dhe pompën e furnizimit me
karburant.
SHËNIM
KY MOTOR ËSHTË CERTIFIKUAR PËR TË
FUNKSIONUAR ME BENZINË PA PLUMB
PËR AUTOMJETE.
■ Ndaloni motorin dhe hapni kapakun.
■ Përdorni vetëm benzinë pa plumb për automjete.
●
Mund të përdoret edhe benzinë e rregullt/
premium ose benzinë e riformuluar që përmban
jo më shumë se 10% etanol (E10) ose 15%
MTBE.
●
Kurrë mos përdorni benzinë që përmban më
shumë se 10% etanol ose MTBE që tejkalon 15%
pasi mund të shkaktohet dëmtim i motorit ose i
sistemit të karburantit.
●
Kurrë mos përdorni benzinë të ndenjur apo të
ndotur.
●
Përdorimi i këtyre karburanteve jo të
rekomanduara mund të shkaktojë uljen e
performancës dhe/ose anulim të garancisë.
Kapaciteti i serbatorit
Modeli
Kapaciteti i serbatorit të
karburantit
Litra
EW2050H
EW3050H
EW2051H
EW3051H
3,2
■ Mbyllni valvulën e karburantit para mbushjes së
serbatorit.
■ Mos e mbushni mbi nivelin e filtrit të karburantit (të
shënuar ) ose karburanti mund të derdhet kur
nxehet dhe bymehet më vonë.
Содержание EW2050H
Страница 3: ...2 4 3 5 6 1 2 4 1 5 1 2 3 4 5 7 6 7 8 2 1 3 18 6 5 4 1 1 1 2 ...
Страница 4: ...6 7 8 9 10 1 2 8 3 2 1 ...
Страница 315: ...311 ...