212
4. NDËRRIMI I VAJIT TË MOTORIT (Shikoni
Fig. - , )
Ndërrimi fillestar i vajit: Pas 20 orë përdorimi
Më pas
: Çdo 100 orë përdorimi
(1) Kur ndërroni vajin, fikni motorin dhe lironi tapën
e kullimit. Kulloni vajin e përdorur ndërsa motori
është i ngrohtë. Vaji i ngrohtë kullon shpejt dhe
plotësisht.
KUJDES
Për të parandaluar lëndimin, kini kujdes nga
vaji i nxehtë.
Sigurohuni që kapaku i karburantit të jetë i
shtrënguar mirë për të shmangur derdhjen.
(2) Ri-vendosni tapën e kullimit para rimbushjes me
vaj.
Modeli
Kapaciteti i vajit
EW2050H
EW3050H
EW2051H
EW3051H
0,6 L
(3) Referojuni faqes 209 për vajin e rekomanduar.
■ Gjithmonë përdorni vajin me gradacion më të mirë
dhe të pastër. Vaji i ndotur, me cilësi të dobët dhe
pamjaftueshmëria e vajit mund të dëmtojë motorin
ose shkurtojë jetëgjatësinë e motorit.
5. PASTRIMI I UNAZËS SË JASHTME
(Shikoni Fig. - )
PARALAJMËRIM
Ndalohen flakët
PARALAJMËRIM
Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj
para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik mund
të shkaktojnë ndezjen e avullit të karburantit
(benzinës) duke shkaktuar djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga
trupi duke prekur me dorë pjesët metalike të
njësisë.
(1) Kontrolloni unazën e jashtme për ujë dhe papastërti.
(Shikoni Fig. - - )
(2) Për të pastruar ujin dhe papastërtitë mbyllni
valvulën e karburantit dhe hiqni unazën e jashtme.
(3) Pas largimit të papastërtive dhe ujit, lajeni unazën e
jashtme me vajguri ose benzinë. Rivendoseni mirë
për të parandaluar rrjedhjen.
6. PASTRIMI I FILTRIT TË AJRIT (Shikoni
Fig. - )
Një element filtri i papastër mund të shkaktojë vështirësi
në ndezje, humbje të fuqisë, keqfunksionim të motorit
dhe të shkurtojë së tepërmi jetëgjatësinë e motorit.
Gjithmonë mbajeni të pastër elementin e filtrit të ajrit.
PARALAJMËRIM
Ndalohen flakët
■ Pastrimi me Shkumë uretani (Shikoni Fig. - - )
Lani dhe pastroni shkumën e uretanit me detergjent.
Pas larjes, thajeni. Pastroni elementin me shkumë
uretani çdo 50 orë.
■ Elementi i dytë (Shikoni Fig. - - )
Pastrojeni duke trokitur butësisht për të pastruar
papastërtitë dhe fryni pluhurin. Kurrë mos përdorni
vaj. Pastroni elementin e letrës çdo 50 orë pune
dhe ndërroni paketën e elementeve çdo 200 orë
pune.
SHËNIM
Pastroni dhe ndërroni më shpesh elementet e
pastrimit të ajrit kur punohet në ambiente me shumë
pluhur. Ndërroni elementin në rast se papastërtitë
ose pluhuri nuk mund të largohet dhe/ose elementi
deformohet ose dëmtohet.
7. NDËRRIMI I TUBIT TË KARBURANTIT
(Shikoni Fig. - )
PARALAJMËRIM
■
Kini shumë kujdes kur ndërroni tubin
e karburantit; benzina është tepër e
ndezshme.
■
Largoni elektricitetin statik nga trupi juaj
para se ta mbushni me benzinë.
Shkëndijat nga shkarkimi elektrostatik
mund të shkaktojnë ndezjen e avullit të
karburantit (benzinës) duke shkaktuar
djegie.
Elektriciteti statik mund të shkarkohet nga
trupi duke prekur me dorë pjesët metalike
të njësisë.
Ndërroni tubin e karburantit çdo 1000 orë pune ose çdo
2 vjet.
Nëse rrjedh karburant nga tubi i karburantit, ndërrojeni
menjëherë.
8. KONTROLLI I BULONAVE, DADOVE DHE
VIDAVE
■ Shtrëngoni sërish bulonat e lirë dhe dadot.
■ Kontrolloni për rrjedhje karburanti dhe vaji.
■ Ndërroni pjesët e dëmtuara me të reja.
Содержание EW2050H
Страница 3: ...2 4 3 5 6 1 2 4 1 5 1 2 3 4 5 7 6 7 8 2 1 3 18 6 5 4 1 1 1 2 ...
Страница 4: ...6 7 8 9 10 1 2 8 3 2 1 ...
Страница 315: ...311 ...