206
1. MASA PARAPRAKE TË SIGURISË
Ju lutemi të siguroheni se keni lexuar me kujdes çdo masë paraprake.
Kushtojini vëmendje të veçantë pohimit që paraprihet nga fjalët në vijim.
“PARALAJMËRIM” tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose
humbjen e jetës nëse nuk zbatohen udhëzimet.
“KUJDES” tregon një mundësi të madhe për lëndim të personit ose dëmtim
të pajisjes nëse nuk zbatohen udhëzimet.
: MASAT PARAPRAKE TË SHKARKIMIT
■ Kurrë mos thithni gazra shkarkimi.
Ato përmbajnë monoksid karboni, një gaz pa ngjyrë, pa erë dhe tepër
të rrezikshëm i cili mund të shkaktojë humbjen e ndjenjave ose vdekjen.
■ Kurrë mos e përdorni pompën në ambiente të brendshme ose në një zonë
me ventilim jo të mirë, si një tunel, shpellë, etj.
■ Ushtroni tepër kujdes kur e përdorni pompën në afërsi të njerëzve ose
kafshëve.
■ Mbajeni tubin e shkarkimit të pastër nga objektet e huaja.
: MASAT PARAPRAKE TË RIMBUSHJES ME
KARBURANT
■ Karburanti është tepër i ndezshëm dhe avujt e tij mund të shpërthejnë
nëse ndizen.
■ Mos e mbushni me karburant në ambiente të brendshme ose në një zonë
me ventilim të keq.
■ Sigurohuni që ta ndaloni pompën para rimbushjes me karburant.
■ Mos e hiqni kapakun e serbatorit dhe as mos e mbushni serbatorin kur
motori është i nxehtë ose në funksionim.
Jepini motorit të paktën 2 minuta kohë për t’u ftohur para se ta mbushni
me karburant.
■ Mos e tejmbushni serbatorin.
■ Nëse derdhet karburant, fshijeni me kujdes dhe prisni derisa karburanti të
jetë tharë para se të ndizni motorin.
■ Pas rimbushjes me karburant, sigurohuni që të shtrëngoni kapakun për të
parandaluar derdhjen.
: PARANDALIMI I ZJARRIT
■ Mos e përdorni pompën kur pini duhan ose në afërsi të flakëve të hapura.
■ Mos e përdorni në afërsi të shkurreve, lastarëve, rreckave të thata apo
materialeve të tjera të ndezshme.
■ Mbajeni grykën e ftohjes me ajër (zonën e litarit të motorinos) dhe pjesën e
zhurmëmbytësit të motorit të paktën 1 metër larg nga ndërtesat, pengesat
dhe objektet e tjera të djegshme.
■ Mbajeni pompën larg nga materialet e ndezshme dhe të rrezikshme të
tjera (mbeturina, lecka, lubrifikantë, lëndë shpërthyese).
PARALAJMËRIM
KUJDES
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM
1m
1m
Содержание EW2050H
Страница 3: ...2 4 3 5 6 1 2 4 1 5 1 2 3 4 5 7 6 7 8 2 1 3 18 6 5 4 1 1 1 2 ...
Страница 4: ...6 7 8 9 10 1 2 8 3 2 1 ...
Страница 315: ...311 ...