Shqip 29
Udhë
zue
s g
atimi
Skarë
Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është e mbyllur
dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e skuq ushqimin në
mënyrë më të njëtrajtshme. Ngrohja paraprake e skarës për 3-5 minuta do ta pjekë më shpejt ushqimin.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej plastike, pasi
mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë:
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të tymosura, copat
e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Kurdoherë që përdoret regjimi vetëm skara, mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e
sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
Mikrovalë + skarë
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit me
mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u
rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në mënyrë të njëtrajtshme. Në
këtë model disponohen tre regjime me kombinim:
600 W + skarë, 450 W + skarë dhe 300 W + skarë.
Enë gatimi për gatime me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet të jetë
flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos përdorni enë gatimi
prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet e
ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat në furrë) si dhe
ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen e ushqimit. Gjithashtu, ky
regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja
e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi,
referojuni tabelës lidhur me skarën për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Kurdoherë që përdoret regjimi me kombinim (mikrovalë + skarë), ushqimi duhet të vendoset në skarën
e sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e
mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
MG23K3515AW_OL_DE68-04421R-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 29
6/8/2018 1:04:05 PM