6 Shqip
Udhë
zime
t e sig
urisë
Udhëzimet e sigurisë
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës spinash, kordonë zgjatues apo
ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të jetë midis objekteve ose
prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë të dëmtuar kontaktoni një
pikë lokale shërbimi "Samsung".
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e alkoolit mund të bien në kontakt
me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes kur ngrohni ushqime ose pije që përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni derën, mbajini fëmijët
larg.
Paralajmërim për mikrovalë
Ngrohja e pijeve me mikrovalë mund të shkaktojë vonesë në shfaqjen e zierjes; bëni gjithnjë kujdes
kur t'i merrni në dorë. Lejojuni gjithnjë pijeve të rrinë së paku 20 sekonda përpara se t'i merrni në dorë.
Nëse është nevoja, përziejini gjatë nxehjes. Përziejini gjithnjë pas nxehjes.
Në rast djegieje, ndiqni udhëzimet për ndihmën e parë:
1.
Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të paktën 10 minuta.
2.
Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
3.
Mos e lyeni vendin me krem, vaj ose locione.
Për të evituar dëmtimin e sirtarit ose të skarës, mos i vendosni në ujë menjëherë pas gatimit.
Mos e përdorni furrën për skuqje me shumë yndyrë, pasi temperatura e vajit nuk mund të kontrollohet.
Kjo mund të shkaktojë derdhje të papritur të vajrave të nxehta.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore
të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse
janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin
në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët
përveç nëse janë 8 vjeç e lart dhe të mbikëqyrur.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
Siguria e përgjithshme
Modifikimet ose riparimet e mundshme duhen kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.
Mos e ngrohni ushqimin ose lëngjet në enë për funksionin me mikrovalë.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool apo pastrues me avull ose me presion për të pastruar pajisjen.
Mos e instaloni furrën: pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme; vendeve me lagështi, vajra,
pluhur apo të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit ose ndaj ujit; ose ku mund të rrjedhë gaz; ose në
sipërfaqe të paniveluara mirë.
Kjo furrë duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe kombëtare.
Përdorni rregullisht një copë të thatë për të hequr substancat e huaja nga skajet dhe kontaktet e spinës.
Mos e tërhiqni, mos e përkulni fort, ose mos vendosni objekte të rënda mbi kordon.
Nëse ka rrjedhje gazi (propan, LP etj.) ajroseni menjëherë. Mos e prekni kordonin elektrik.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Kur furra është në punë, mos e fikni duke hequr kordonin elektrik.
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në furrë, hiqeni nga priza dhe
kontaktoni pikën lokale të shërbimit "Samsung".
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet e produktit.
MG23K3515AW_OL_DE68-04421R-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 6
6/8/2018 1:03:58 PM