12 Shqip
Për
dorimi i furr
ës
Përdorimi i furrës
Si punon furra me mikrovalë
Mikrovalët janë valë elektromagnetike me frekuencë të lartë; energjia e çliruar mundëson gatimin ose
ringrohjen e ushqimit pa i ndryshuar as formën as ngjyrën.
Furrën me mikrovalë mund ta përdorni për:
•
Shkrirje
•
Ringrohje
•
Gatim
Parimi i gatimit.
1.
Mikrovalët e prodhuara nga magnetroni
reflektohen në zgavër dhe shpërndahen
njëtrajtshëm me rrotullimin e ushqimit në pjatën
rrotulluese. Kështu ushqimi gatuhet njëtrajtësisht.
2.
Mikrovalët përthithen nga ushqimi deri në një
thellësi prej rreth 1 inç (2,5 cm). Pastaj gatimi
vazhdon ndërkohë që nxehtësia shpërndahet
brenda ushqimit.
3.
Koha e gatimit ndryshon sipas enës së përdorur
dhe karakteristikave të ushqimit:
•
Sasia dhe dendësia
•
Përmbajtja e ujit
•
Temperatura fillestare (ngrirë ose jo)
SHËNIM
Duke qenë se pjesa e mesit të ushqimit gatuhet me shpërndarje nxehtësie, gatimi vazhdon edhe pasi e
keni nxjerrë ushqimin nga furra. Kohët e qëndrimit të përcaktuara në receta dhe në këtë manual duhet
të respektohen për të garantuar:
•
Gatimin e njëtrajtshëm të ushqimit deri në qendër.
•
Temperaturën e njëjtë në të gjithë ushqimin.
Kontrolli nëse furra funksion siç duhet
Procedurat e thjeshta të mëposhtme ju mundësojnë të kontrolloni që furra funksionon siç duhet në çdo
kohë. Nëse keni dyshime, shihni seksionin me titull “
” në faqet
.
SHËNIM
Furra duhet të futet në prizë të përshtatshme. Pjata rrotulluese duhet të jetë në pozicionin e saj në
furrë. Nëse përdoret nivel fuqie ndryshe nga maksimali (100 % - 800 W), uji do të marrë më shumë
kohë për të zier.
Hapni derën e furrës duke tërhequr dorezën në drejtim të anës së sipërme të derës.
Vendosni një tas me ujë në pjatën rrotulluese. Mbyllni derën.
Shtypni butonin
START/+30s (FILLO/+30s)
dhe caktoni
kohën në 4 ose 5 minuta, duke shtypur butonin
START/+30s (FILLO/+30s)
aq herë sa duhet.
Furra e ngroh ujin për 4 ose 5 minuta. Uji duhet të
fillojë të ziejë.
MG23K3515AW_OL_DE68-04421R-00_BG+HR+HU+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 12
6/8/2018 1:04:00 PM