
42
PARALAJMËRIM: SISTEMI I ASPIRIMIT MUND TË NDIZET PA DASHJE OSE GABIMISHT.
MOS I LINI ASNJËHERË FËMIJËT OSE NJERËZIT PA PËRVOJË NË AFËRSI TË PAJISJES.
LIDHJA E KABLLIT
PARALAJMËRIM: Gjithë punimet në pjesët elektrike si dhe lidhja e kablit duhen
kryer nga një elektricist i kualifikuar.
Shpjegimi i ngjyrave të kabllit:
I zi = Faza 1 (L1)
Blu = Faza 3 (L3)
Bojëkaf = Faza 2 (L2)
I verdhë-i gjelbër = kablli i mbrojtjes (PE)
Ju lutemi kini parasysh që pajisja të mos lidhet me një kabëll nul si dhe që kablli me
ngjyrë blu të ketë funksionin e fazës 3.
Kontrolloni qëndrimin e motorit! Nëse drejtimi i rrotullimit nuk përputhet, ndryshojeni
me një inverter faze tek spina.
Lidhja e duhur e kabllit të mbrojtjes duhet të kontrollohet nga një specialist!
MOTORI
Pluhuri në motor mund të shkaktojë mbinxehjen e motorin. Duhet të bëni kujdes që
në motor të mos bien objekte të huaja. Për këtë arsye, kontrolloni rregullisht zgavrën e
ajrimit të motorit që ajri të mund të lëvizë lehtësisht. Pluhuri i thatë mund të fluturojë
normalisht në ajër.
BËNI KUJDES:
Motorët, si pajisjet e përpunimit të drurit janë të ndjeshëm ndaj pluhurit dhe duhet të
pastrohen rregullisht nga shfryrjet ose thithjet e pluhurit dhe ashklave të drurit, për të
siguruar një ajrim normal.
Pastrojeni motorin nga pluhuri dhe ashklat duke përdorur funksionin e fryrjes me pak
presion.
KUJDES: Për të shmangur plagosje të syrit ose reagime të pafavorshme si pasojë e
pluhurit, duhet të bëni kujdes që ambienti juaj i punës të jetë gjithmonë i ajrosur
mirë.
Gjatë pastrimit të pajisjes së aspirimit, duhet të mbani syze mbrojtëse dhe maskë filtër.
Punimet e shërbimit (me përjashtim të pastrimit të zakonshëm) duhet të kryhen nga
specialistë të autorizuar.
BËNI KUJDES:
Numri i rrotullimeve të motorit të aspiratorit nuk mund të rregullohet ose të ndryshohet.
Punimet për regjistrimin e përzgjedhjeve janë të panevojshme.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 42
10.03.15 12:01