32
Përdorimi i saktë
Njësia thithëse shërben për thithjen e ashklave dhe pluhurit, të cilat mund të shkaktohen
nga përpunimi i drurit ose materialeve prej druri.
Udhëzime të veçanta sigurie
1. Fikeni pajisjen menjëherë nëse bllokohet
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Ju lutemi mbajini parasysh udhëzimet e mëposhtme të sigurisë kur përdorni sistemet e
aspirimit.
KUJDES! Kjo pajisje nuk është e përshtatshme për thithjen e pluhurave të rrezikshëm.
KUJDES! Kjo pajisje është e përshtatshme vetëm për përdorimin në të thatë dhe nuk duhet të
përdoret ose të lihet jashtë në kushtet e një moti të lagësht.
KUJDES! Për të shmangur rreziqet e djegies, aksidentet si pasojë e goditjeve elektrike
ose plagosjet:
• Para vënies në punë të sistemit të aspirimit, lexoni dhe ndiqni me çdo kusht udhëzuesin
e përdorimit dhe udhëzimet e dhëna mbi pajisje: Përdoreni atë vetëm siç përshkruhet në
udhëzues. Për të shmangur aksidente ose dëmtime, përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë
këmbimi, të këshilluara nga prodhuesi.
Shkëndijat në pjesët elektrike mund të shkaktojnë ndezjen e avujve ose pluhurit.
Për të parandaluar zjarrin ose rreziqe të tjera të mundshme;
• Mos e përdorni aspiratorin për të thithur lëngje, gaze, benzinë, lëndë pastruese, llaqe me
bazë vaji ose baza nitrogjeni, hidrogjen ose pluhur të djegshëm ose shpërthyes si qymyri,
magnezi, pluhur drithërash ose barut, si dhe mos e përdorni aspiratorin në afërsi të këtyre
lëndëve.
• Mos thithni me aspirator objekte të nxehta, që kanë marrë flakë, që nxjerrin tym ose që
digjen, si p.sh. cigare, shkrepëse ose hi të nxehtë.
• Për të shmangur dëmtime të shëndetit përmes avujve ose pluhurit, mos thithni materiale
toksike.
• Mos e përdorni pajisjen në vende të hapur ose mbi tokë të lagur.
• Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe horizontale.
• Mos e kaloni tubin e thithjes dhe kabllin elektrik nëpër sipërfaqet e qarkullimit.
• Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët dhe në afërsi të fëmijëve.
• Pas përdorimit dhe gjatë riparimeve, hiqni spinën nga priza.
• Për të shmangur aksidente prej ndezjes së pavullnetshme të pajisjes, ndërsa ndërroni fil-
trin ose qeskën e ashklave, ose kur pastroni pajisjen, hiqni paraprakisht spinën nga priza.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrin, qeskën e pluhurit dhe/ose qeskën e ashklave.
• Për të hequr spinën, mos e tërhiqni atë nga kablli i rrjetit.
• Fikeni çelësin komandues para se të hiqni spinën nga priza.
• Mos e përdorni pajisjen, kur janë dëmtuar kablli, spina ose pjesë të tjera.
• Nëse pajisja nuk funksionon në rregull, kur mungojnë pjesë, nëse është rrëzuar, dëmtuar,
nëse ka qëndruar jashtë ose është njomur, dërgojeni atë menjëherë në qendrën më të
afërt të shërbimit.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 32
10.03.15 12:01