35
13. MIRËMBAJENI PAJISJEN TUAJ ME KUJDES
Kini kujdes që pajisjet të jenë të mprehta dhe të pastruara për të patur siguri dhe
rezultat më të mirë.
14. TËRHIQNI SPINË NGA PRIZA
Para punimeve të mirëmbajtjes, pastrimit ose zëvendësimit të pjesëve, pajisja duhet
të shkëputet nga burimi i energjisë.
15. SHMANGNI STARTIMIN E PAJISJES PADASHJE
Sigurohuni që çelësi NDEZUR/FIKUR të jetë i fikur, kur lidhni kabllin.
16. PËRDORNI VETËM AKSESORË TË PËRSHTATSHËM
Informohuni duke shfletuar udhëzuesin tuaj të përdorimit, për aksesorët e
këshilluar. Respektoni dhe ndiqni udhëzimet përkatëse. Përdorimi i aksesorëve të
papërshtatshme mund të shkaktojë rreziqe.
17. MOS U MBËSHTESNI ASNJËHERË MBI PAJISJE
Nëse pajisja anohet, mund të shkaktojë lëndime të mëdha. Për këtë, mos vendosni
asnjëherë materiale në lartësi të tillë, për të cilat do t‘ju nevojitej të hipnit mbi pajisje
për t‘i marrë.
18. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA
Para se të përdorni pajisjen, duhet të kontrolloni me kujdes mekanizmat e dëmtuar
mbrojtës ose pjesët e dëmtuara, nëse funksionojnë ose jo. Kontrolloni gjithashtu
edhe gjendjen dhe qëndrueshmërinë e bashkueseve dhe pjesëve të lëvizshme nëse
funksionojnë ose jo siç duhet. Pjesët dhe mekanizmat mbrojtës që nuk funksionojnë
mirë ose nuk funksionojnë aspak, duhet të riparohen siç duhet ose të zëvendësohen.
19. MOS E LINI ASNJËHERË PA VËMENDJE PAJISJEN NË PUNË E SIPËR
Fikeni pajisjen. Mos u largoni para se pajisja të ketë ndaluar plotësisht.
20. DROGAT, ALKOOLI DHE MEDIKAMENTET
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen nën efektin e drogës, alkoolit ose nëse keni marrë
medikamente.
21. Kablli i lidhjes në rrjet duhet kontrolluar rregullisht nëse ka dëmtime, si p.sh.
gërvishtje ose konsumim. Nëse vini re një dëmtim, para se ta përdorni sërish pajisjen,
ky kabëll duhet të zëvendësohet me një tjetër të tipit H05VV-F 4G1,00mm
2
nga një
teknik i specializuar.
22. Kjo pajisje nuk është e përshtatshme të përdoret nga personat (përfshi fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo pa përvojë dhe/ose
njohuri, përveç rasteve kur mbikëqyren për sigurinë e tyre nga një person përgjegjës,
ose marrin prej tij udhëzime sesi duhet përdorur pajisja. Fëmijët duhet të jenë të
mbikëqyrur për t‘u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
1188909 BDA 3000 ASA.indd 35
10.03.15 12:01